Në këto ditë vere, larg zhurmës së përditshmërisë, një ‘rrufe’ e fortë në qiell të hapur e prishi qetësinë e pushimeve. Një skaf, një oficer policie me 100 probleme me ligjin, kreu një krim makabër! Një 7 vjeçare, engjëll, nuk jeton më! Është një ngjarje që padyshim i tronditi të gjithë dhe pas të cilës vijnë pyetjet. Kush është përgjegjësi? A mund të parandalohej një ngjarje e kësaj përmase tronditëse? Si ka mundësi ndodhin te ne, një vend kaq i vogël? Padyshim që ka shumë përgjegjës në pushtetin ekzekutiv e lokal, përgjegjësia fillon nga Ministri i Brendshëm, te ai i Turizmit, Drejtori i Policisë dhe gjithë zinxhiri drejtues në terren! Unë nuk besoj se dorëheqjet e dobësojnë një qeveri, përkundrazi. Por, me sa duket ky është një standard i largët për politikën tonë.
Shoqëria civile protestoi dhe me të drejtë, por tinëzisht aty u infiltruan Ilir Meta dhe Sali Berisha, madje ky i fundit vendosi edhe qirinj para kryeministrisë. E tmerrshme apo jo, ata që i kanë dhe një dorë të madhe zgjatjes së tranzicionit po luftojnë për demokracinë! Ata që kur kanë qenë në krye të vendit i kanë lyer duart me gjak! Doni prova apo fakte? Në 21 Janar, 4 të vrarë dhe një gazetar i plagosur, asnjë keqardhje dhe masa zyrtare! Nuk po i futem historisë me gardën dhe bllokimin e arrestimit. Por, këta kolegë që vendosin kujën për Berishën dhe Metën, shajnë si të Ramës këdo që i kritikon, atëherë as nuk guxonin të përmendnin faktit që kolegu i ABC News Fatos Mahmutaj u plagos! Doni më që është harruar, në një disko nipi i ish-drejtorit të policisë në kohën e Berishës dhe Metës, vrau një balerinë, u mbrojt deri sa doli jashtë vendit dhe u shpall në kërkim. Jo kolegë nuk e relativizoj, por nuk mund të harroj! Nëse shteti ka bërë krime kur në qeveri ishin këta të opozitës sot më e pakta duhet ta themi! Jo të gjejmë strehë për përfitime personale apo inat të Ramës që në 9 vite në qeveri ka shumë mëkate.
Por mëkate dhe gjak në duart krerëve të vendit tonë në mënyrë direkte apo indirekte. Ajo që e bën më të rëndë situatën është se janë pikërisht këta që po luftojnë që kanë shkaktuar disa nga dramat më të mëdha të vendit tonë. Si 1997 pasojat e të cilës ende i vuajmë, Gërdeci dhe mbi të gjitha korrupsioni. Ka shumë për të thënë, por më e pakta mos i lejoni të vijnë në protestat civile. Nuk kanë asnjë të drejtë! Nuk janë qytetarë normale, janë anormalë!
Në ShBA së fundmi është vendosur në disa shtete kurrikula që ka të bëjë me kontrollin e fakteve, lidhet me gazetarinë por edhe me shoqërinë. I mëson të rinjve se si të kontrollojnë vetë dhe të mësojnë të vërtetën nga lajmet e rreme. Nëse të gjithë e bëjmë këtë ushtrim do të shikojmë se këto probleme fatkeqësisht kanë qenë edhe në kohën e Berishës apo të Metës, periudhë kur ata qeverisnin veçmas apo të ndarë. Me një ndryshim nga tani, SPAK nuk ishte dhe drejtësinë e kontrollonin me një darkë ose drekë së bashku, Meta dhe Berisha. Mjafton të shikoni darkën një ditë nga vendimi për videon Meta-Prifti 10 vite më parë. Një google search është e gjitha. Ka ardhur prej vitesh koha që politika të pastrohet dhe Meta dhe Berisha bashkë me mëkatet e tyre, është koha të largohen. Ndërsa për të gjithë ju që i besoni apo nuk i njihni, shikoni çfarë kanë bërë në kohën kur qeverisnin, jo çfarë thonë në opozitë!
Shqiptaret Kan memorien e shkurter.harrojn kush I dogji.kush I vrau.kush I mashtroi.dhe I riciklojm.po e Ben per her te dyt sdi CA te them me.gjithashtu kur te bjeri Rama nga fiku shpresoj Mo's ta ricikloni as ate sic bet me mostren e 97 e hajdutin e floririt.mese e Beni Mos na cani derrasat Duke u Ankur o shqiptar.kaq
PërgjigjuKeta duhen futur sa me pare ne burg se skan fytyr te flasin kta se i harroj sala ata qe vrau ne 21 janar pale na del dhe me akuza te tjera qe si vrava per qef hahahahah
PërgjigjuKush ka qeverisur ky sala apo ai palla qe fle vetem gjum qe vetem vodhen tendera dhe kan siguruar jeten tani
PërgjigjuEshte tragjedi e padiskutueshme por nuk mund te dorezojme fajin e nje njeriu te papergjegjshem ne llogarine e dikujt tjeter
PërgjigjuMos e perdorni vdekjen e nje vajze te gjore per te perfituar politikisht o te pafytyre lijeni te pushoje e qete
PërgjigjuGazetar Arbri! Nuk po analizoj permbajtjen e shkrimit tend. Secili prej nesh ka mendimin e vet ne lidhje me qeverisjen dje dhe sot. Nje gje duhet thene dhe pranuar nga te gjithe. Keq apo mire, tani ka opozite te vertete. Doktori eshte 78 vjec dhe eshte aktiv cdo dite, reagon per cdo gje edhe tani ne gusht qe eshte muaj pushimi. Luli vetem flinte gjume. Nuk kane te krahasuar.
Përgjigjute dy kane qeverisur shume me mire se edi rama. Po ta degjosh edi ramen se cfare ka thene ne opozite dhe cfare ben tani, jane dy gjera shume te kunderta
PërgjigjuE po po te ka pelqyer qeverisja e qenerve tan politik do te thot ske jetuar ne shqiperi,ose ke mar ndonje pjes te majme. Rama detyrimisht se ka kryer si duhet detyren qe i kan ngarkuar shqipetaret,por duart me gjak si keto fytyra si ka lyer megjithese eshte provokuar per ta ber nje gje te till. Keta te zhduken e te mos ju ndigjohet emri. E megjithate qe jemi ne kete derexhe nga 30 vjet prandaj jemi se kemi akoma te till qe besojn e votojn te tilla fytyra.
Po mire mo gazetar, gjithmone ne te kaluaren i shihni ngjarjet? Sot ne te tashmen i keni me veshtiresi te merreni. Ore sot. Vaza u vra barbarisht nga nje zyrtar i nje shteti qe kryesohet nga mje individ me mentalitet korruptiv, arrogant dhe vret nga papergjegjshmeria e qellimshme. Keto nuk i shikoni juve?
PërgjigjuEh mor like mor sali kujtoni se na keni hdh hi syve e … gabim gabim e dim ne sa njerz tflliq jeni
PërgjigjuNaj her dhe sna bojn shum oerhstypje kto lajmet kshu jo se jemi t vetdijshem sa shum e kan bo grop vendin si meta e berisha
PërgjigjuEh cte bejm ..sa keq qe na kan qeverisur kta nkohen e vet thuaj pa…na rujt zoti e ishalla po marrin denimin e duhur likja me non graten
PërgjigjuJemi mesuar e na esht rrahur veshi tashme mga genjeshtra e mashtrime nga saliu !
PërgjigjuZotni Hitaj,sali@iliri kane bere çfare kane dashur qofte ne pushtet dhe qofte ne opozite. Kane thene,menduar,e vepruar çfare kane dashur,si kane dashur dhe per çfare kane dashur. Kane vrare,grabitur,vjedhur,masakruar e varferuar popullin. Dhe gjithnje ja kane arritur qellimit sepse e tere klasa politike ne Shqiperi eshte ne marrveshje te plote,gjithpërfshirese krimi,mafioze dhe antihumane,antiligjore,antidemokratike, padrejtesishe tmerresisht e papranueshem. Keta birbo politikane kane mbi 6 vjet qe gjoja po bejne reforme ne drejtesi dhe krimi,grabitja e pasurive,vrasjet varferimi kane arritur maja akoma me te larta. SHBA-BE hedh ndonje gjym me uje duke folur per ndeshkim te krimit e korrupsionit dhe shqiptaret nga qe skane rruge tjeter braktisin vendin masivisht. Portalet e anal-istet bejne bla-bla dhe ketij i thone lakror me nena,ngri nje petë e pirdhi mrena. Gjithsesi te falenderoj qe je nje ze ne favor te prosperitet shqiptar.
Përgjigju