Nuredin Dumani

Kronikë

‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid nga padrejtësia! Po më shkatërroni

16 Shtator, 11:14| Përditesimi: 16 Shtator, 11:20

  • Share

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Gjatë përcaktimit të kalendarit të seancave, njëri prej të pandehurve të dosjes, Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra drejtuar prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit.

“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”, mësohet të ketë thënë në seancë Petrit Qoli.

Pas tensioneve të vazhdueshme dhe kundërshtimit të deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë me kërkesë të avoktëve, seanca e radhës është shtyrë më datë 18 shtator, ora 10:00.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?