Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë në Fushë Arrëz.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale H. S., dhe A. R., kanë kërcënuar një 55-vjeçar që të mos kalojë në një rrugë në lagjen “Dedaj”, duke pretenduar se e kanë ndërtuar vetë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se e kanë kanosur për të mos lëvizur në një rrugë në lagjen “Dedaj”, që pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente
