Foto ilustruese

Mos karikoni telefonat ne vende publike, ja rreziku që paralajmëron FBI

13 Prill 2023, 17:04| Përditesimi: 13 Prill 2023, 17:34

  • Share

Njerëzit karikojnë pajisjet e tyre celulare në vende të ndryshme ku ofrohen karikues publikë, pa ditur se nga kjo i kanoset një rrezik. FBI po i paralajmëron konsumatorët, për aktorë të këqij që përdorin karikues publikë për të infektuar telefona dhe pajisje te ndryshme.

Të karikojmë telefonat në vendet publike është gjeja më e sjhpeshtë dhe e zakonshme që ne bëjmë në përditshmërinë tonë, por ky veprim duhet shmangur dhe duhen përdorur vetëm kabllot e tyre USB dhe prizat e karikimit.

FBI paralajmëroi së fundmi konsumatorët kundër përdorimit të stacioneve të karikimit publik falas, duke thënë se mashtruesit kanë arritur të rrëmbejnë karikuesit publikë që mund të infektojnë pajisjet me molare ose softuer që mund t'u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.

Pajisjet e konsumatorit me kabllo USB të komprometuar mund të rrëmbehen përmes softuerit që më pas mund të heqë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, paralajmëroi FCC në atë kohë. Komisioni u tha konsumatorëve që të shmangin ato stacione publike.

FBI ofron udhëzime të ngjashme në faqen e saj të internetit për të shmangur karikuesit publikë.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?