Dashi
Marrëdhënia me atë që keni në krah do jetë shumë e paqëndrueshme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do debatoni ashpër me të. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe do marrin propozime pa fund. Në planin financiar nuk do keni dëshirë të ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësojë gjendjen në të cilën ndodheni.
Demi
Kjo ditë do jetë mjaft përshtatshme për të bërë disa rregullime në jetën tuaj në çift ose për të marrë vendime për të ardhmen. Të dy do jeni realistë dhe të qartë për atë që doni të bëni. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Në planin financiar merrini gjërat shtruar edhe sikur t’iu dalin vështirësi.
Binjakët
Kjo ditë do jetë mjaft romaneske për të dashuruarit. Gjithçka do ndodhë si me magji dhe herë pas here do iu duket vetja sikur jeni vërtet në një ëndërr të bukur. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të dalë e për të njohur persona të rinj. Për një buxhet të qëndrueshëm shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo më tepër. V
Gaforrja
Dita do fillojë më së miri sot, por me kalimin e orëve situata do iu dalë jashtë kontrollit. Mos lejoni që problemet në punë apo në familje të ndikojnë në lidhjen tuaj. Beqarët duhet të reflektojnë shumë herë para se te pranojnë ndonjë takim me persona që sapo i kanë njohur. Të ardhurat do jenë në të njëjtën gjendje si disa ditë më parë.
Luani
Do jetë dita më e favorshme sot për të zgjidhur të gjitha debatet dhe problemet në çift. Do toleroni më shumë se kurdoherë tjetër. Beqarët do jenë në kërkim të princit të kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë as gjatë kësaj dite. Buxhetit do i bëni një riorganizim të përgjithshëm sepse kohët e fundit e kishit lënë goxha pas dore. Dëgjojini edhe këshillat e disa të afërmve.
Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje do jenë më të ndjeshëm dhe më romantike gjatë kësaj dite. Priten çaste të mrekullueshme pranë atij që dashuroni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni asgjë me ngut ose me inat. Financat do kërkojnë më tepër vëmendje. Po i kaluat limitet e shpenzimeve do keni vështirësi te mëdha.
Peshorja
Do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë probleme serioze. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbisni atë që keni në krah. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Edhe pse do e keni të vështirë të kurseni duhet me doemos ta bëni këtë që të mos keni vështirësi financiare.
Akrepi
Do ndiheni të sigurtë dhe të lumtur pranë atij që keni në krah dhe do dëshironi që t’i bëni gjërat më serioze. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të kërkuar dikë. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar dhe çdo lloj huaje. Nuk është ende momenti për ta lënë veten të lirë.
Shigjetari
Merrini gjërat si t’iu vijnë pa e vrarë shumë mendjen se ç’do ndodhë më tej. Beqarët duhet të gjejnë mënyrën e duhur për të joshur personin që pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Të ardhurat nuk do jenë te mira për të gjithë. Ata që kanë pasur probleme do e kenë sërish të vështirë të kryejnë ndonjë shpenzim më tepër.
Bricjapi
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mrekullueshme sot. Do flisni më hapur për gjithçka dhe nuk do mbani më mëri për të kaluarën. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan sepse mundësitë për takime dhe për aventura do jenë të shumta. Financat do jenë më delikate, prandaj duhen marrë sa më shpejt masa strikte.
Ujori
Do jeni shumë të qarte për ato që doni të bëni në jetën tuaj në çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do ketë ndryshime. Nëse jeni lodhur nga rutina e kohëve të fundit mund të merrni vendime drastike. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të dalë e për t’u njohur me persona të rinj. Në planin financiar do jene disa të afërm që do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.
Peshqit
Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ja nxirrni gjithçka atij që keni në krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqarët do jenë pa fat kështu që edhe sikur të kërkojnë gjithë kohës nuk do e gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar do jeni me fat. Do shpenzoni për gjithçka që doni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.
Komente
