Zëvendës kryeministri Erion Braçe

'Mos kini turp se karteli i kokainës cilësohej shqipfolës', Braçe: Krenohuni me arrestimin

17 Shtator 2020, 20:31| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 20:35

  • Share

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka  reaguar pas operacionit ndërkombëtar të Europol për goditjen e kartelit të shqiptarëve që sillnin kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Braçe theksoi se shqiptarët nuk kanë pse të kenë duhet turp që ky kartel cilësohej “shqipfolës” por duhet të krenohen me arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit.

"Përse heshtni? Ju vjen turp se karteli i kokainës cilësohej “shqipfolës”? Atëherë krenohu me policinë e shtetit shqiptar! Në operacionin e sotëm të Europol e Eurojust, udhëhequr nga Antimafia italiane, Policia e Shtetit ishte partneri i 2-të e arrestoi numrin më të lartë…", shkruan Braçe.

Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është finalizuar me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime ditën e djeshme.

Komento

Komente

  • Alfons: 18/09/2020 08:24

    Po normal qe italia do ti hetonte,pasi ne shqiperi edhe sikur te kete vullnet qeveria te luftoje krimin ska njerez te afte ta beje pasi e ka prishir policine kriminale ,me kryehajdutin ardi veliu ,qe edhe pse e ka ne dore vete ti japi gradat perseri u degjenerua si person duke i shitur testin per komisar legenave ne polici ,dhe ja ka bere te afteve te pamundur te ecin ne karriere.

    Përgjigju
  • A. N.: 18/09/2020 07:51

    Bravo policia e shtetit qe ishte partneri i dyte qe arrestoi numrin me te larte te tyre. Perderisa te gjithe ishin shqiptare dhe shumica ishin verdalle nga blloku, mos valle do vinte guardia di finanza per ti arrestuar?

    Përgjigju
    • Yyy: 18/09/2020 08:16

      Nje korigjim njeri ishte te blloku dudai

  • Skeneri: 18/09/2020 01:14

    Pjestar I RILINDJES ishte prandaj I djeg braces, si u hodhe ne kosh te plehrave Tahiri dhe ky karteli Me sa duket ne kosh te plehrave do perfundoje se po tentonte ti gjuante shtepise se rilindjes Me gure

    Përgjigju
  • LORA: 17/09/2020 21:40

    Nje duartrokitje per procesin e gjate te ndjekje-hetimit (te integruar edhe me sherbimet e huaja) nga Policia e Shtetit Shqiptar. Rezultati eshte i shkelqyer,shkaterrimi i nje karteli kriminal te trafikimit te droges.

    Përgjigju
    • vlonjati: 17/09/2020 23:28

      o brace,po te vije emer mashkulli te pakten

  • 313: 17/09/2020 21:16

    Pse te dogji ty more chihuahua apo u kapen lushnjaret e tu që te siguronin vota me tyten e kallashit neper lushnje. Te ishte për ju do rronte 1000 vjet karteli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?