Një moment, kur presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni ka tërhequr vëmendjen e shumë personave në rrjet.
Pamjet të cilat janë bërë virale dhe janë shpërndarë gjerësisht në Twitter tregonin momentin kur Erogan i buzëqesh dhe e sheh me “dashuri” kryeministren italiane.
“Dashuria është në ajër”, është një nga komentet në rrjetin social.
“Mos lejoni që gruaja e Erdoganit ta shohë këtë”, shkroi me shaka një tjetër Twitter.
Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë u takua me Erdogan në kuadër të Samitit të G-20 në Bali, Indonezi të martën, më 15 nëntor.
Gjatë takimit theksua rëndësinë e bashkëpunimit Turqi-Itali në kuadër të NATO-s. Të dy liderët folën edhe për potencialin e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut dhe theksuan nevojën për luftë të përbashkët kundër migrimit të parregullt dhe krizës libiane. Ata gjithashtu prekën zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe vështirësitë me të cilat përballet komuniteti global.
Meloni përsëriti gjithashtu aspiratat e saj për të përmirësuar më tej lidhjet Romë-Ankara.