Politikë

‘Mos lejoni që ta kthejnë rrotën e historisë ku ishte’, Rama nga Elbasani: 71 mandate i kemi të garantuara, por na duhet një fuqi më e madhe

24 Prill, 19:44| Përditesimi: 24 Prill, 21:15

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Elbasanit, nga ku tha se në 11 maj synohet më shumë se 71 mandate.

Rama kujtoi edhe vitin 2017, kur opozita protestonte në çadër para kryeministrisë kundër reformës në drejtësi.

 ‘Jo 71 mandate në 11 maj se ato as nuk diskutohen, populli socialist na i ka garantuar në zgjedhjet e kaluara, por na duhet një fuqi më e madhe, sepse negociatat bëhen në Bruksel dhe bihet dakord për çdo gjë dhe duhet që të vijmë në Tiranë që ti bëjmë këtu dhe duhet që të kemi fuqinë që ti bëjmë. Thonë ca është kjo punë sa herë ka fushatë shpik ndonjë gjë, ju kujtohet kur ju thosha më jepni timonin për një drejtësi që të shoh drejtë ishte fushata e vitit 2017 ishte koha kur ata që sot kërkojnë besimin e shqiptarëve që s’kanë për ta marr kurrë ishin në çadër poshtë zyrës sime, se nuk donin krijimin e institucioneve të drejtësisë dhe sot thanë në 12 maj do të shkrijnë SPAK.

Por shqiptarët na e dhanë timonin dhe ndodhi përpjekja e parë në histori për barazinë para ligjit. Kurrë nuk ishte thirrur një pushtetar nga një gjyqtar. Drejtësia ishte e dobët me të fortit dhe e fortë me të dobëtit dhe kjo sot po ndryshon, sot për sot garantët e këtij ndryshimi jemi ne, drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Që nesër mos të dal dikush që ti marr koka erë dhe ta kthejë rrotën e historisë ku ishte, sepse ka ndodhur kjo gjë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama batuta nga Elbasani: Ne të tallavasë jemi, kurse ata dëgjojnë Beethoven me Vrenozin në krye! 71 mandate i kemi të garantuara


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?