'Mos ma prekni Durrësin!' Rama: Ka Bashki djegin fondin e shërbimeve sociale! Kjo është skandaloze, sjell shembull një kryebashkiake, por nuk është Sako

8 Tetor, 11:07| Përditesimi: 8 Tetor, 12:37

  • Share

Kryetari i bashkisë Edi Rama u shpreh kritik edhe ndaj mos shfrytëzimit të fondit për shërbimet sociale që qeveria ka vënë në dispozicion por nuk shfrytëzohen nga bashkitë përshak se nuk organizohen apo nuk kanë projekte

Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri I Mbrojtjes 1 miliardë e kusur lekë të reja, sshuma që përmendi ministrja e Mirëqënies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma.

Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuar, fëmijët autikë të kemi fondet e të mos I vëmë në dispozicion, po pse? Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100 buxhetin. Vora, në fondin e mbrojtjës civile ka bërë punën e duhur dhe 100 % e ka realizuar buxhetin.

Pse duhet të kemi bashki të tjera që kanë 3% të buxhetit, e nuk po ia përmend emrin këtu. Kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi, se Durrësin nuk duhet të ma prekni. Por 3 %. Ndërkohë bashkia e Shkodrës 95%. Pse bashkia e Shkodrës është 95 % e në bashkinë e Vau Dejës që ka më shuëm nevojë është 55 %. Janë kontradikta në shifra që tregojnë se aty ku ka vëmendje, përqëndrim e organizim këto fonde nuk mjaftojnë. Aty ku sjanë këto këto fonde teprojnë e digjen. Si mund të digjen. Një kokërr leku të vetme që duhet tia japim personit në nevojë.

 


Lajmi kryesor:

Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?