Në kohën kur në sheshin “Skënderbe” u tregua forca ushtarake e stërvitjes më të madhe në rajon “Defender Europe 2021”, në anën tjetër nisi një marshim protestë për fëmijët e abuzuar.
Organizuar nga shoqëria civile pak ditë pas abuzimit të një 15-vjeçareje nga 4 persona në Mirditë, shumë qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile, protestuan kundër abuzimit ndaj fëmijëve.
Me daulle e thirrje, marshimi i qytetarëve kanë vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës. Ata u drejtuan nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ndërkohë një qytetare ka protestuar në sheshin ‘Skënderbej’, nudo kundër abuzimit seksual. Vajza shihet me një pankartë në dorë dhe tërësisht nudo.
“Mos ma vrit fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” dhe parulla të tjera u ngritën në protestë.
Një ditë më parë një marshim i ngjashëm u organizua në qytetin e Peshkopisë. Bëhet fjalë për të miturën 15 vjeçare nga Rrësheni që sipas policisë u abuzua për disa javë me radhë nga 5 persona të cilët e shantazhuan atë me video intime. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga gjykata.
Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka mbështetur protestën e zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet kundër abuzimit seksual ndaj të miturës në Rrëshen.
Në një shënim në mediat sociale, kreu i KMSH, Bujar Spahiu, thekson se është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë.
Spahiu thotë se raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh dhe se e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet
‘Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore. Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.
Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.
Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.’- tha Spahiu.
Protestën e shoqërisë civile e mbështeti edhe Presidenti Ilir Meta, duke thënë se abuzimin ndaj fëmijëve duhet ndëshkuar rëndë.
“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”, shkruan Meta në rrjetet sociale duke shpërndarë foto nga marshimi sensibilizues.
Qytetarja duke protestuar nudo në sheshin 'Skënderbej'
Në Tiranë po zhvillohet një marshim protestë kundër abuzimit seksual, pas abuzimit me 15-vjeçares në Mirditë nga 5 djem. Një qytetare ka protestuar në sheshin ‘Skënderbej’, nudo kundër abuzimit seksual. Vajza shihet me një pankartë në dorë dhe tërësisht nudo.
‘Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje! Nëse ata nuk janë të denjë për shoqërinë sot, është sepse ne nuk e kemi bërë detyrën tonë siç duhet! Nudo nuk është seksuale’- ka shkruar e reja ndër të tjera në pankartën që mban në duar.
Mendoj se coptimi i votavendërmjet 5 personave favorizon Bashën pasi ai do mari votat e tija kutse 4 të tjerët do ndajnë votat që ngelen mes tyre .
PërgjigjuPer kete problem te madh social e kulturor, i cili prek direkt JO VETEM ekzistencen dhe psikologjine e VAJZAVE dhe GRAVE te dhunuara fizikisht e verbalisht, POR ekzistencen dhe psikologjine e te gjithe POPULLIT SHQIPTAR, eshte e domosdoshme te dominojne pankartat me shkrime e thirrje ne SHQIP se sa ne anglisht. Kjo proteste u drejtohet djemve e burrave shqiptare qe per se shumti nuk e njohin anglishten. Perndryshe, sot, ky manifestim i admirueshem rrezikon te mbetet me shume nje show se sa vete PROTESTA.
Përgjigju