Myslim Murrizi ka reaguar, për atë që ai e quan sjellje hipokrite të drejtuesve të Partisë Demokratike.
“Sot u miratuan te gjith komisionet parlamentare.
Pra “lufta” mbaroi dhe opozita pranoi rregulloren e ndryshuar te Kuvendit vetem me votat e rilindjes, madje paska patur “sherr” te madh ne konferencen e kryetareve se po shkelet kjo rregullore.
Mu kujtua Kushtetuta e vitit 1998 kur PD thonte nuk e njohim Kushtetuten dhe nuk morem pjesë ne referendium e pastaj te “vritnim” dhe benim bee per Kushtetuten.
Oooo drejtues te PD dhe ju lider imagjinar te PD dhe grupit parlamentar!!!
A do ta mbani njeherë te vetme vetem 1 muaj ate qe thoni apo mendoni se te gjithe jemi debila si soj juaj qe lepijme çfar vjellim???
Mjaft mē me “lufte” dhe “revolucione” si shurra e pules se me kete sjellje politike si dredhja e belit ne valle dhe duke lepirë pa u thare mire çfare keni peshtyre nuk ju besojnë me as qentë e rruges e jo demokratët.
Beni beteje ne Parlament duke folur ne foltore per shqiptaret me fakte e jo si servilë te peshtire qe te beni shou para kamerave.
Lereni mbrojtjen per Erion Veliajn se u bete gazi i gazit dhe nxirni nje kandidat dinjitoz per Bashkinë e Tiranes dhe per te gjitha bashkitë qe do shkojne ne zgjedhje e te mobilizohet çdo opozitar ne fushate por pa legena ordinerë si drejtues fushate se me vemje nuk fitohet kurre”, shkruan ish-deputeti demokrat.
Komente
