TIRANË- Mos përgatisni grepat për cironka nga data 20 prill deri në 20 korrik. Ministria e Bujqësisë ka vendosur të ndryshojë afatet e lejimit të peshkimit në liqenin e Ohrit, Shkodrës dhe ujërat e tjera.
Më parë ky afat ishte deri me 15 korrik. Ndërsa në zonat e tjera cironka nuk do të peshkohet nga data 1 prill deri më 31 korrik. E njëjta periudhë kohe do të duhet të zbatohet edhe për peshkimin e krapit. Në rregulloren e ndryshuar peshkatarët nuk mund të peshkonin krapin në liqenin e Ohrit nga 20 maji deri më 15 qershor.
Në rregulloren e re të publikuar në fletoren zyrtare po ashtu bëhet e ditur se lejet e peshkimit nuk do të kenë më vlefshmëri 5 vjet por do të jetë 10 vjet. Po ashtu kjo leje do të mund rinovohet automatikisht nëse pronari bën kërkesë.
Në rregulloren e re saktësohet gjithashtu se në liqenin e Ohrit e të Shkodrës nuk do të lejohet peshkimi me rrjeta deri në 300 metra nga bregu dhe në zonat e tjera nuk do të lejohet deri në 150 metra nga bregu.
Krapi ne U.S.A. ne shume zona konsiderohet si evaziv,qe shkaterron ekosistemin dhe rrezikon peshqit native(vendas)dhe zakonisht perpiqen te mos e lene te shumohet.Mendoj qe te liqeni I Ohrit ai rrezikon jo vetem belushkat por vecanerisht koranin e famshem dhe unik per liqenin.Per mendimin tim krapi duhet zhdukur komplet nga liqeni I Ohrit!
Përgjigju