Mos qani për Katedralen e Parisit, qani për veten!!!

16 Prill 2019, 16:49| Përditesimi: 16 Prill 2019, 16:58

  • Share

Dje të gjitha rrjetet sociale u mbushën me qurre dhe lot shqiptarësh për djegien për fat jo të plotë, të Katedrales së Parisit. E di që mund të dukem antipatike me këtë shkrim, por gjithësesi më mirë kështu se hipokrite.

Nobelisti francez Andre Gide thoshte që “Veprat më të bukura të njerëzve janë kokëfortësisht të dhimbshme” ose i preferuari tjetër i imi Artur Shopenhaur shprehej “ Me një vepër arti duhet të sillesh si ndaj një fisniku të madh, ti rrish përballë dhe të presësh që të thotë diçka”.. dhe në të dyja këto raste nuk e kam më fjalën për Katedralen franceze por për strukturën e shpirtit shqiptar ndaj të bukurës, të vlerës, të trashëguarës, sidomos  “katedraleve shqiptare” që janë bazike për të themeluar shpirtin e tyre që më pas i qaset pasurive dhe thesareve të botës së përparuar si Katedralja e Parisit.

Quhet Kisha e Shën Mërisë së Maligradit, ndërtimi i saj daton afërisht në 1345, por brënda saj janë gjetur edhe pjesë që datojnë edhe shumë më herët se aq. Është e vendosur në brëndësi të shpellës së pëllumbave në Ishullin e Maligradit në Liqenas të Prespës, ose sic e quajnë vëndasit vëndin e tyre në Pustec. Është Monument Kulture i kategorisë së parë i klasifikuar i tillë që prej sistemit të kaluar, i gjithë ishulli është një thesar, arkeologjiko-historik, natyror dhe turistik. Ky ishull dhe ajo Kishë kanë rrëmbyer zemrën time, aq sa unë vullnetarisht jam shndruar në guidë turistike pa pagesë e cdo miku dhe familjarit tim, ku me ndihmën e Llazit, përgjegjësit të devotshëm të Kishës, njëkohësisht njohës brilant i historisë së atyre anëve, mësues historie por dhe varkëtar me krenari ja shpalosim këtë përrallë të prekshme cdo shqiptari të mirë, dhe kushdo mahnitet nga kjo mrekulli e heshtur e dorës, mëndjes dhe shpirtit që ndodhet e panjohur dhe e pambrojtur në territorin tonë. Them e pambrojtur, pasi kjo Kishë që është certifikatë e qytetërimit të hershëm si shumë e shumë të tjera, është në një gjëndje mjerane, ajo ndodhet brënda shpellës qëlqerore, e cila kullon vazhdimisht mbi catinë e paizoluar të Kishës, lagështi e cila ka dëmtuar thelbësisht pikturat murale të kësaj kishe rreth 700 vjecare, unë modestisht kam fotografuar këtë degradim dhe po ja bashkëngjis këtij shkrimi, por inekzistenca e shtetit dhe strukturave të tij që paguhen për mirëmbajtjen e këtyre pasurive dhe çertifikatave tona të qytetërimit, është kriminale. Eshtë akoma më kriminale kur shikon lotët e tyre të krokodilit për Katedralen e Parisit, po si mund të qash për veprat e njerëzimit kur ti nuk mirëmban dhe shpëton veprat që ke nën juridiksionin dhe kompetencën tëndë.

Qajnë shqiptarët për Katedralen e Parisit, dhe mirë bëjnë që qajnë, por që të qash duhet ta kesh shpirtin plot kulturë, art, dimensione shpirtërore, për vlerën, trashëgiminë, të bukurën, arkeologjinë, skulpturën, pikturën, librin dhe vazhdimësinë, të cilat i ke marrë që në djep të nënës, shkollës, dhe teritorit ku jeton, të cilat i ke përthithur dhe i mbron me shpirt, kur nuk i ke dhe qan, atëherë je hipokrit. Si mund të qash për Katedralen e Parisit kur të gjitha veprat arkeologjike, fetare, kulturore, ti ka poseduar dhe shpërdoruar pushteti politik dhe interesi pragmatist i pushtetit financiar. Si mund të qash kur nuk ke kontribuar qoftë dhe me një gërmë për tju bashkuar klithmës kundër poshtërimit të cdo vlere kulturore dhe trashëgimore kombëtare. Si ka mundësi që askush nuk mbah hapin dhe të meditojë qoftë dhe 7 sekonda, pse ne shqiptarët të ndodhur mes dy qytetërimeve më të mëdha të historisë së njerëzimit, Romës dhe Athinës jemi kaq rrafsh në vepra dhe trashëgimi mijëra vjecare, ku janë ato, ku është shteti ?!

Ne shqiptarët duhet të qajmë, me gjamë, si burrat e që motit, të qajmë rreth katedraleve tona të shpirtit dhe kujtesës që humbëm, shkatërruam, nuk i zbuluam, ose nuk i mbirëmbajtëm dhe pasi ti rizbulojmë, rindërtojmë e mirëmbajmë, le ti kthejmë sytë krenar nga bota e qytetëruar. Do moral dhe e qara. !!!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • violeta: 17/04/2019 15:45

    askush nuk mendon qe jeni e pa ndjeshme kundrejt kesaj ndodhie te dhimbshme,sigurisht! Me shume vlere edhe kjo qe thoni,sa keq qe e kemi kaq te ulet vetvleresimin si komb... Dhe nuk ka lidhje me ke na ka drejtu e kemi ne krye te shtetit...ka nje 'mallkim'shekullor,qe qenka futur deri ne ADN

    Përgjigju
    • populli: 18/04/2019 16:34

      por dhe une di nje kishe te pappere ndonjehere ne Labove te Vogel kisha e Shen Triadhes ku ka vepra shume e shume me te bukura kjo kishe ashte e abandonuar krejtesisht por pikturat e rrla ende si per inat te batakcinjve pushtetare qendrojne ende ....????

  • Ela: 16/04/2019 23:18

    Fjal ne vend ishalla bien ne vesh te ndonje nga drejtuesit e shtetit shqiperia ka shum pasuri qe duhet tu jepet vlersimi i duhur

    Përgjigju
  • bravo brizida: 16/04/2019 18:26

    bravo brizida

    Përgjigju
  • Hhj: 16/04/2019 17:51

    Sh dakord dhe fatkeqesisht sh e vertete

    Përgjigju
  • Vero: 16/04/2019 16:54

    ..e vertete!

    Përgjigju
    • Kristi: 16/04/2019 17:52

      bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?