'Mos se e vrave, e vrau djalin thërrisni ambulancën'/ Festa në Korçë që u kthye në mort! Historia tragjike e vrasjes së Altin Balliut nga killeri gjakftohtë /VIDEO

3 Maj 2020, 14:25| Përditesimi: 24 Maj 2021, 21:19

  • Share

Kjo është historia tragjike e vrasjes së Altin Balliut në Korçë. I riu që po festonte me shoqërinë e tij ndërimin e viteve, por që festa u kthye në tragjedi. Kjo pasi një i dënuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë që ishte liruar me kusht nga gjykata,por realisht nuk ishte vënë asnjë ditë në shërbim prove, përplaset fizikisht me grupin e të rinjvë që festonin, duke vrarë me armë Altin Balliun. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e përgatitur për këtë ngjarje.

***

Është e Enjte, 17 janar 2019. Edhe pse kishin kaluar disa ditë nga atmostfera festive e fundvitit 2018, qetësia dhe harmonia festive e Krishlindjeve dhe Vitit të Ri në qytetit të Korçës ende nuk kishte përfunduar. Për të festuar në Korçë, nën tingujt e serenatave, kishin shkuar dhe një grup djemsh si Julian Dragoti, Saimir Spaho, Guximtar Dauti nga Struga, Rigels Sinani, Armand Sulollari, Ilirjan Fero dhe Altin Balliu. Ky i fundit kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Suedia, pranë familjes së tij në fshatin Slabinjëtë Pogradecit. Balliu qëndronte si emigrant në këtë shtet dhe udhëtimin në Shqipëri, e ka kryer për të festuar pranë familjes festat e fundvitit 2018. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Altin Balliu, ka kryer takime dhe me një pjesë së shoqërisë. Një nga shokët që ka takuar quhet Rigels Sinani, me pseudonimin “Xhejmsi”. Në mesditën e 17 janarit 2019 në orën 12:30 Rigels Sinani dhe Altin Balliu, kanë udhëtuar me furgon nga Slabinjë në fshatin Laminot,ku dhe kanë drekuar me një tjetër shok, Armand Sulollarin.Deri në orën 17:00 të mbrëmjes së 17 janarit Balliu, Sinani dhe Sulollari, kanë qëndruar restorantin në Laminot, më pas të tre së bashku, kanë udhëtuar në drejtim të Korçës, ku i prisnin një grup djemsh, të tjerë në këtë qytet, për të festuar atmosferën e ndryshimit të viteve nën tingujt e kitarës dhe serenatës.

Motra e Altin Balliut, Klodiana Rrapçe e kujton kështu këtë moment:

"...ai që i ka thënë dhe kanë vajtur në fshat është nip në Slabinjë.Edhe këta kanë vajtur tek ai për qef, gjithmonë duke thënë se është bërë Korça e Bukur dhe Altini i ka pohuar “…po vij dhe unë…” dhe shkuan. S’ka pasur fare fare, lidhje im vëlla…”, tha Rrapçe.

Në Korçë, grupi i shokëve kanë shkuar në orën 6 të mbrëmjes dhe janë akomoduar në ambjentet e një lokali që ndodhet në “Lagjen e Francezëve”, në pronësi të Sokol Brahimit. Bashkë me Altin Balliun, Rigels Sinanin dhe Armand Sulollarin, në tavolinë duke konsumuar meze, festuar dhe kënduar serenata me kitarë, ishin dhe Julian Dragoti, Saimir Spaho, Guximtar Dauti nga Struga dhe Ilirjan Fero.

Në rrëfimin që Sokol Brahimi, pronari i lokalit ka dhënë në polici ai e tregon kështu atmosferën festive mes grupit të djemve.

“…kanë ardhur disa persona për të pirë dhe kanë konsumuar edhe meze të vogla. Kanë vijuar të pijnë dhe ka qënë edhe një djalë që këndonte me kitarë.Më pas kanë dalë nga lokali dhe i fundit ka dalë Saimiri, që ka qënë i rënduar nga pija…”.

Në fakt siç tregojnë edhe këto pamje filmike të transmetuara eksluzivisht në “Report Tv” në shtator 2019, duket qartë se Altin Balliu që e shohim me xhup të kuq, Rigels Sinani, Armand Sulollari, Julian Dragoti, Saimir Spaho, Guximtar Dauti dhe Ilirjan Fero, kanë dalë nga lokali në orën 22:00 të datës 17 janar 2019, duke qëndruar pak minuta në rrugë, ku më tej janë takuar me njëri-tjetrin për tu larguar secili tek banesat respektive. Pamjet filmike tregojnë më së miri, se grupi i të rinjve ndodhej në rrugë me një sjellje krejt normale dhe pa cënuar askënd nga banorët e “Lagjes së Francezëve” në qytetin e Korçës. Altin Balliu, së bashku me pesë miqtë e tij, hipin në makinën tip “Benz-Mercedez”dhe fillojnë të ecin mbrapsht, për të dalë në rrugën kryesore me qëllimin e vetëm, largimin në shtëpi.

Altin Balliu ka hipur në sediljen e pasme, duke u pozicionur në mes të sediljes, për t'i lënë vend dhe tre shokëve të tjerë të tij. Për shkak të ngricës dhe krijimit të akullit në rrugë, Benzi, fillon të ecë ngadalë duke xhiruar herë pas here në vend, por sërisht lëviz për të hyrë në rrugën kryesore. Është ora 22:06, kur përballë makinës “Benz”, shfaqet një automjet tjetër tip “Golf 5”, ku drejtuesi i mjetit, fillimisht, ia bën me drita të gjata, drejtuesit tjetër të makinës Benz, ku ndodhedhin të rinjtë, duke nënkuptuar që t'i hapnin me shpejtësi rrugën.Teksa “Benzi” vijon të ecë mbrapsht, nga “Golfi 5” me targë AA 269 UB, zbret një person me kapuç në kokë që identifikohet nga policia kriminale në Korçë, si Olger Mustafa, dhe me shpejtësi ai i drejtohet makinës, që siç shihet në këto pamje filmike të rregjistruara nga një kamera private, vijon tëeci mbrapsht. Olger Mustafa, shkon në anën e djathtë të mjetit, ku kërkon të komunikojë me pasagjerin e sediljes së parë, që në fakt ishte Rigels Sinani  dhe fillon ta ofendojë Sinanin.

Ky i fundit hap derën e makinës dhe besohet se ka prekur në hundë Olger Mustafën. Por Mustafa, i shtyn me forcë derën, duke ia mbyllur dhe fillon ta godasë me grushte njëherësh dhe ta ofendojë rëndë. Kaq ka shërbyer që grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe Altin Balliu, të shkonin nga njëri ekstrem në tjetrin, nga festa në luftë. Kjo pasi vetëm pak çaste më parë nga kjo skenë që shihni në këto pamje, këta persona ishin duke festuar dhe kënduar serenata korçare. Ishte koiçidencë apo rastësi djallëzore, por përplasja në këtë moment me Olger Mustafën, do të sillte pasoja të paparashikueshme dhe situata krejt e qetë që duket në këto pamje, del jashtë kontrollit në këtë imazh tjetër. Gjashtë djemtë që ndodheshin në makinën tip “Benz”, zbresin vrullshëm dhe dy prej tyre shkojnë me shpejtësi tek Olger Mustafa,i cili mundohet të largohet dhe të futet në makinë tip “Golf 5”. Për shkak të akullit në rrugë, Olger Mustafa, rrëzohet sapo shkon të hapë derën e makinës. E njëjta gjë i ndodh dhe personit tjetër, Armand Sulollarit, që shëmbet në rrugë pasi rrëshqet në akull. Sullollari i afrohet i pari, Olger Mustafës, i cili tashmë kishte arritur të hynte brenda në makinë, por jo të mbyllë derën e mjetit. Mustafa goditet me grushta brenda në makinën e tij, ndërkohë, pa e humbur vetëdijen, ai i jep gaz “Golfit 5”, duke tërhequr zvarë personat dhe kryer një manovër të rrezikshme, që për fat nuk i ka marë jetën këtij personi këtu, qëquhet Ilirjan Fero. Siç shihet dhe në këtë pamje, Fero ka fluturuar në ajër, ndërsa gjatëmanovrenga “Golfi 5” është goditur automjeti “Benz”i djemve, duke u dëmtuar tek njëri nga fenerët dhe parakolpi.Altin Balliu që shfaqet në këtë video me xhup të kuq, duket indiferent dhe qëndron në skenën e luftës,pa kryer asnjë veprim kundër Olger Mustafës dhe askujt tjetër.

Teksa Olger Mustafa është larguar duke i dhënë makinës në mënyrë të rrezikshme, grupi i djemve ku bënte pjesë dhe Altin Balliu, ka telefonuar policinë në numrin e emergjencës, duke e raportuar ngjarjen si një aksident rrugor, pasi në ikje e sipër Mustafa, kishte goditur Benzin, me të cilin udhëtonin të rinjtë. Por historia për fat të keq nuk mbaron kështu.

Olger Mustafa është larguar nga vendgjarja, duke parkuar mjetin në një rrugicë të Korçës dhe menjëherë, ka telefonuar një shokun e tij të quajtur, Erion Çilla. “Foto”. Çilla në ato momente ishte duke luajtur “Murlan” me letra, së bashku me shokët e tij Klajdin, Kevin, Adin dhe djalin e Landit. Çilla e tregon kështu bisedën telefonike që ka bërë me Olger Mustafën, të cilin ai kishte vetëm 1 vit që e kishte njohur.

"...ai më ka marë në telefon me një numër që nuk e kisha shënuar dhe më ka thënë “…jam Geri dhe hajde se po zihem dhe kam bërë sher me nja dy veta dhe më duhesh…por unë e kam pyetur se ku je?, ndërsa ai më thotë “…hajde tek farmacia tek shkolla e Maltës...”, shprehet Çilla.

Erion Çilla ka lënë përgjysëm lojën me letra dhe pa njoftuar miqtë e tij me të cilën po luante ka shkuar në drejtim të vendit ku e kishte kërkuar Olger Mustafa.Aty ka parë “Golfin 5” të fikur dhe parkuar dhe Çilla ka pyetur Olgerin se cfarë i kishte ndodhur? Ndërsa Mustafa ia ka kthyer:

Jam zënë me ca veta. Nuk i njoh fare se kush janë dhe po më presin poshtë shtëpisë time dhe nuk më lenë të vete tek shtëpia. Hajde mer ndonjë gjë, çfarë ke, dru apo hekur dhe shkojmë dhe ju biem…”.

Në rrëfimin e tij dhënë në prokurori Erion Çilla tregon se është mundur ta zbusë Olgerin, duke i kërkuar që të qetësohet dhe të shikonin se kush ishin këta persona dhe më pas të flisnin se përse ishin zënë. Por Olgeri rezulton ta ketë kundërshtuar duke i pohuar: “…ik o dhe ti kurvë muti, nuk keni bythë fare dhe mbaj dhe unë shokë të tillë….”

Olger Mustafa ka ndezur automjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Drejtorisë së Peshëmatjes, ku dhe ka parkuar makinën. Ndërkohë i vënë në sedër, Erion Çilla, vendos ta ndjekë me vrap duke e arritur në një distancë prej 150 metrash. Çilla tregon në prokurori kështu ngjarjen: -“…kur jam afruar tek vendi ku ishte parkuar makina, Olgeri ka zbritur, ka marë nga bagazhi një hekur nga ato që zhvidhosin vidhat e gomave të makinës dhe ka ecur tek rruga midis pallatit të Drejtorisë së Peshëmatjes. Ndërsa unë e kam ndjekur nga pas dhe nuk kam pasur asnjë send me vete. Kur jemi afruar tek vendi ku ishin personat afër shtëpisë së Gerit, tek cepi i pallatit kur del nga rrugica, kam parë që ishin disa persona dhe ne jemi afruar për tu sqaruar, por ata na kanë sulmuar dhe ne i kemi goditur për vetëmbrojtje. Mua më kanë goditur me shkelma tek këmbët dhe unë vetë kam goditur një burrë të shëndoshë me xhup jeshil. Geri ka goditur me hekurin që kishte në dorë një djalë me xhup të kuq. Për shkak se ata kanë qënë shumë persona dhe ne dy, kemi vendosur të ikim…”

Kyështë momenti për të cilin ka rrëfyer në prokurori Erion Çilla, shoku i Olger Mustafa allias “Geri Muçit”. Në këto pamje filmike, pikërisht në orën 22:12, teksa Altin Balliu dhe shokët e tij ishin në pritje të ardhjes së patrullës së policisë Korçë, të cilën e kishin njoftuar nëpërmjet numrit të Emergjencës, dhe jo për ta organziuar një pritje ndaj Olger Mustafa si pretendonte ai, Olger Mustafa dhe Erion Çilla, sulmojnë befasisht, duke u përleshur për pak sekonda fizikisht me djemtësi po shikoni në pamje filmike. Por sërisht sulmi nuk i mjafton dhe Erion Çilla e Olger Mustafa janë tërhequr pranë ambjenteve të një karburanti aty pranë për të organizuar një tjetër plan. Sipas Çillës, në këtë moment ka parë se Olgeri kishte me vete një armë zjarri pistoletë, duke i thënë “…Hajde t'u biem prapë…”. MandejÇilla në rëfimin e tij, ka treguar se: “…Jemi ndarë me Olgerin dhe teksa jam afruar afër vendit ku qëndronin djemtë, kam goditur i pari me grusht njërin prej tyre, dhe djali me xhup të kuq,më ka qëlluar nga e djathta e fytyrës dhe jam rrëzuar në tokë.Pastaj aty më kanë goditur me shkelma djali me xhup të kuq dhe dy persona të tjerë. Në këtë kohë, aty ka ardhur Geri Muçi me armë në dorë dhe ju ka thënë “…Do t’ju q*j rrobt, do t’ju vras, mor ku*va…”. Pastaj i ka vënë të tre përpara me armë dhe kur ata, janë futur, tek ngushtica e pallatit, ai ka filluar të qëllojë me armë në drejtim të tyre….”

Këto janë pamjet filmike ku Olger Mustafa me armë në dorë dhe në sy të disa prej banorëve të lagjes së tij në Korçë, vë përpara grupin e djemve, mes të cilëve ishte dhe Altin Balliu, ku Mustafa përveçse qëllon edhe thotë me zë të lartë fjalët “…që ta merni vesh se kush jam unë…”. Ashtu siç ka treguar dhe Erion Çilla, në prokurori, Mustafa, ka qëlluar në drejtim të një dhe më shumë personave, duke i rrezikuar sëriozisht jetën secilit prej tyre. Në vrapim e sipër, një nga plumbat ka kapur në pulpën e këmbës, Altin Balliun, i cili në pamundësi për të vijuar vrapin shpejt është rrëzuar në tokë dhe për pasojë është arritur të kapet nga Olger Mustafa. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm për prenë e tij që tashmë e kishte ndër këmbë, duke e qëlluar pas shpine me një plumb. Sipas rëfimit të dhënë në polici të njërit prej shokëve të Altinit, Julian Dragoti, fjalët e fundit të Altin Balliut, që dergjej në tokë, me dy plumba në trup, përballë killerit Olger Mustafa kanë qënë:”...tani më vrit, të q… robt…”

Siç rezulton nga eskpertiza mjeko-ligjore, Olger Mustafa nuk ka kursyer plumbat, duke qëlluar me dy predha pas koke Altin Balliun, i cili ka gjetur vdekjen në vend. Ekzekutimi i Balliut është kryer në rrezen e filmimit të kamerave të pallatit dhe në sy të banorëve të lagjes që ndiqnin nga ballkoni skenën e ekskekutimit si spektatorë të terrorizuar dhe të pafuqishëm për të ndalur këtë ngjarje. Disa prej tyre, filluan të bërtasin me zë të lartë: “…Mos se e vrave, mos se e vrave. E vrau, e vrau djalin, thërrisni ambulacën shpejt…”.

Vetëm pak minuta pasi Mustafa është larguar me vrap, në këto pamje ekskluzive duket se në orën 22:18 shfaqet në vendgjarje një patrullë policie, e cila ishte njoftuar pak minuta më parë për ngarjen. Pavarësisht faktit që ishte lajmëruar për aksident rrugor, policia ka mbëritur në vendngjarje vetëm, kur vrasje ishte kryer. Nëse do i ishte përgjgjiur me shpejt thirrje të shokëve të Altin Balliu, ndoshta djali sot, ishte ende i gjallë.

Mustafa nuk është arritur të kapet nga policia, për një periudhë dy mujore. Policia dhe prokuroria e Korçës, në të gdhirë të datës 18 janar 2019, përgjon bisedat e familjarëve të vrasësit, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimit tëtij. Në bisedën e përgjuar mes dajës së Olger Mustafës, Gjergji Gjata, mjek gjinekolog në spitalin e Korçës, militant i PD në Korçë dhe motrës së vrasësit, Rezarta Mustafa, kuptohet paniku dhe tronditja e tyre, për këtë krim të bërë nga njeriu i tyre, Olger Mustafa. Mes mjekut Gjata dhe mbesës së tij Rezarta, zhvillohet një bisedë e gjatë, ku të dy pranojnë faktin, se e kanë ndihmuar Olger Mustafën, duke i mbyllur problemet që ai kishte. Të dy së bashku ata komunikojnë:

Mjeku:– Unë edhe para dy javësh i mbylla një, para dy muajsh është mbyllur një, dakord.

Arta:– I di unë, dëgjo unë e dija përfundimin në atë rrugë që kishte nisur po puna është që ishalla s’kemi pse marrim në qafë të tjerët pa, për zotin ti maksimumin dhe unë jo maksimumin por maksimumin e maksimumeve.

Mjeku:–Është e pafalshme kjo, dhe jo më larg se para dy muajsh e kam porositur, i thashë që jo vetëm na vjen turp, s’ke mirë për vete, po na vjen turp nga të tërë miqtë, nga tërë shokët nga tërë ndihma që të është dhënë.

Arta:– Ai pi gjëra dhe ato i japin fortësi që bën, unë e mora këtej, e vizitova, ilaçet ia dërgova. pi lloj e lloj gjërash. Ato i japin, ato e çuan radhën e parë atje dhe ato po e çojnë këtë radhë, po këtë radhë hyn e s’del më, nëse e ka bërë...Na mori në qafë për Zotin….

Në muajin mars 2019, vrasësi i Altin Balliut, është vetëdorëzuar në polici duke dhënë versionin e tij se kishte qëlluar për vetëmbrojtje dhe në kushtet e trysnisë së goditjeve nga djemtë.

 “…janë munduar me aq sa kemi kuptuar që ta mbyllin çështjen, duan që të përfitojnë, mendojnë se ka qënë në kushte depresioni autori, kështu duan ta çojnëçështjen, që ka qënë rëndë psikollogjikisht ai. Po kur ka ikur njëherë, e ka ardhur dy herë e tre herë, pastaj ka kryer këtë, do të thotë pastaj qëka qënë me mendim të qartë, që të vija ta bëjë këtë gjë. Se s’ka pas fare faj, im vëlla, fare… ka qënë ditë fatale për tim vëlla, nuk mundi dot që ta bënte ashtu siç duhej me rregulla, më iku…”, tha e motra.

Po kush është Olger Mustafa ose “Geri Muçi”, killeri gjakftohtë që tronditi Korçën në 17 janar 2019? Historia e tij është e ngjashme me shumë histori të tjera, që tregojnë një drejtësi të kalbur, të korruptur apo të paaftë që nuk ndëshkon fajtorë dhe shpesh fajtorët, janë lënë të lirë, gati për të kryer krimet të tjera...dhe për të vrarë njerëz të pafajshëm.

Mustafa jetonte vetëm me nënën e tij, në lagjen “Blloku i Ri i Sportit” në Korçë. Për policinë e Korçës, ky personazh është në listën e individëve si kontigjent kriminal, pasi nënëntor të vitit 2010 rezulton i dënuar nga gjykata e Korçës me 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë në dëm të Marko Hysollit. Hysolli është goditur me automatik nga Mustafa, për shkak të një borxhi financiar, prej 1 mijë euro që autori i kishte Hysollit. Një tjetër dënim nga gjykata, Mustafa, ka marrë në shkurt të 2010, pasi ështe gjetur fajtor dhe dënuar me 660 mijë lekë të vjetra gjobë për akuzën e “drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie dhe në gjëndje të dehur”. Dënimi me 12 vite burgim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Korçë, por në vitin 2017 Olger Mustafa, fillon lëvizjet në gjykatën e Korçës, duke kërkuar lirimin nga qelia dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake dhe jo më në kushte burgimi.

Në datën 30 nëntor 2017, gjyqtarja e Korçës, Flojera Davidhi që sot është anëtare në kupolën e drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, ka vendosur të lirojë nga qelia, Olger Mustafën, duke i kërkuar këtij të fundit të qëndrojë në shtëpi, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të mbetur, kjo pasi Mustafa ishte i sëmurë. Gjatë kësaj kohe Mustafa duhet të mbante kontakt të vazhdueshme me shërbimin e proves Korçë. Ky vendim, e shpëtonte nga dy vite burg të mbetur Olger Mustafës, pasi siç thuhet në vendim,këtij të dënuari i rrezikohej jeta në qeli, pasi vuante nga një sëmundje e quajtur “Hernia Diskale”,e cila e kishte paralizuar dhe Mustafa i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjikal në Tiranë. Pikërisht kjo sëmundje që kanë mijëra njerëz, ka shërbyer si alibi për të dalë nga burgu, duke paraqitur në gjykatë dhe një ekspertizë të një institucioni privat, spitalit Amerikan.

Mirëpo ky që po shihni në këtë pamje, është Olger Mustafa, i cili vrapon si atlet dhe aspak si një i sëmurë me “Hernie Diskale” që të bllokon këmbët dhe sjell vështirësi në ecje dhe jo më në vrapim. Ky moment është vetëm pak sekonda, pasi ka ekzekutuar me pistolete Altin Balliun, dhe vetëm 1 vit e 48 ditë pasi Mustafa, ishte liruar me kusht nga gjykata e Korçës, si person që i rrezikohej jeta në burg nga “Hernia Diskale”. Sapo Mustafa ka lënë qelinë ai jo vetëm që nuk ka qëndruar në shtëpi ashtu siç ka urdhëruar gjyqtarja Flojera Davidhi, por nuk është vënë as në shëbim prove, për t'u monitoruar nga organet shtetërore. Olger Mustafa qarkullonte në rrugët e qytetit të Korçës, i armatosur dhe askush nuk e ndalonte dhe t'i kërkonte llogari. Derisa në 17 janar 2019, Mustafa ka qëlluar me katër plumba, dy në kokë, një në gjoks dhe një në kofshë, të riun Altin Balliu.

Rezulton se pasi është liruar nga burgu, duke u urdhëruar për të vuajtur dënimin e mbetur prej, 1 vit e 11 muaj e 15 ditë në kushte shtëpie, Mustafa nuk është vënë asnjë ditë në kontroll nga shërbimi i proves në Korçë, siç dhe kishte vendosur gjykata. Një fakt i tillë është zbuluar nga një korrespodencë mes drejtueses së prokurorisë së Korçës Dhorina Theodhori dhe drejtorit të Shërbimit të Provës Korçë, Kiço Koço. Kjo korespodencë mes dy zyrtarëve të drejtësisë në Korçë, është zhvilluar mes datës 14 dhe 15 maj 2019,  katër muaj pas vrasjes së Altin Balliut dhe dy muaj pas vetëdorëzimit në polici të autorit të këtij krimi Olger Mustafa. Në kërkesën që drejtuesja e prokurorisë së Korçës, i drejton titullarit të shërbimit të provës në këtë qytet, Kiço Koço, thuhet se: për nevoja të hetimit të procedimit penal me nr. 54 të vitit 2019 për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, kërkojmë nga ana juaj të na vihet në dispozicion një kopje e dosjes dhe praktikës për të vendosurin në shërbim prove, shtetasin Olger Mustafa…”.

Mirëpo një ditë pas dërgimit të kësaj kërkese, në adresë të prokurorisë së Korçës, në 15 maj 2019 drejtori i shërbimit të provës në Korçë, Kiço Koço, kthen përgjigje: në përgjigje të shkresës tuaj, ku na kërkoni një kopje të dosjes dhe praktikës për shtetasin Olger Mustafa, ju bëjmë me dije se për këtë person Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Korçë, nuk ka asnjë urdhër ekzekutimi dhe për këtë arsye, ky shtetas nuk është vënë në shërbim prove…”.

Në këtë rast prokurori i sektorit të ekzekutimeve të vendimeve penale dhe gjykata e Korçës, nuk janë marë vesh me njëri-tjetrin, duke lënë të harruar në sekretari, vendimin e lirimit me kusht të Olgert Mustafajt dhe mos çuar asnjë fletë në shërbimin e provës, me qëllim fillimin e procedurës për vënien në monitorim nga shërbimi i veprimeve të Olger Mustafës. Sot për këtë shkelje administrative nuk ka asnjë masë për përgjegjësit e këtij skandali. 

Në 18 korrik 2019, prokurori i çështjes Edmond Shytko ka vendosur mbylljen e hetimeve për Olgert Mustafën për vrasjen e Altin Balliut dhe dosjen ia ka kaluar për shqyrtim gjyqësor Gjykatës së Korçës. Vetë autori i krimit, ka pranuar vrasjen, duke pretenduar se ishte provokuar nga 7 djemtë. Por gjatë shqyrtimit të provave materiale në seancën paraprake, gjyqtarja e çështjes Flojera Davidhi, vendosi të kthejë dy herë dosjen për plotësim të hetimeve, pasi sipas saj, prokuroria nuk kishte kryer disa veprime hetimore. Davidhi ka lënë përgjysmë gjykimin e kësaj çështje pasi është zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Tiranë. Dosja u kalua për t'u gjykuar nga një tjetër gjyqtare, Sonjela Voskopi, por situata nuk ndryshon. Në 10 dhjetor 2019, edhe gjyqtarja Reka vendosur të kthejë për herë të tretën çështjen, në ngarkim të Olger Mustafës, për plotësim të hetimeve.

-“…e kanë shtyrë përsëri, i ka vënë gjyqtarja që prap të bëjë ca prova të reja ky prokuror I çështjes. Por nuk është, ai nuk po mban anën ligjore siç i takon një prokurori, edhe e shtynë e shtynë, nuk di se si do vendosin. Dua që të dalë e drejta e tim vëllai se s’ka pas faj…”, tha e motra e Balliut.

Rekord gines, për një çështje penale të kthyer në seancë paraprake, plot tre herë për kryerje të hetimeve plotësuese. Më në fund, në datën 3 mars 2020, gjykata vendosi të miratojë veprimet hetimore të prokurorit Edmond Shytko, dhe të kalojë për gjykim dosjen ndaj Olger Mustafës, jo për akuzën e “Vrasjes me dashje” siç kishte konkretizuar prokurori çështjen, por për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të Altin Balliut. Olger Mustafa, nga banka e të akuzuarit ka paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke synuar që në fillim uljen e dënimit përfundimtar, në masën e masën e 1 të 3-tave. Fjalët e fundit të vetë protagonistit të kësaj vrasje në gjykatë, Olger Mustafa ishin: “…ishte gjëja më e panevojshme kjo që më ndodhi. I kërkoj ndjesë familjes. Kam qënë në një gjëndje të paralizuar në IEVP Korçë dhe kjo ishte gjëja më e panevojshme në jetën time. Nuk kam qënë unë, ai që e solli këtë situatë. Kam shumë prova qëi kam lënë për të mos shkatëruar familjen e tij dhe timen. Kanë qënë shtatë persona që më kanë goditur. Atje ku është vrarë personi, ngjitur është ballkoni im. Kam një motër doktoreshë dhe ka vuajtur. Personat më kanë sharë pafund nga nderi i shtëpisë. Nënës së vet unë i kërkoj falje…”

 “…janë munduar me aq sa kemi kuptuar që ta mbyllin çështjen, duan të përfitojnë, mendojnë se ka qënë në kushte depresioni autori, kështu duan ta çojnë çështjen që ka qënë rëndë psikollogjikisht ai. Po kur ka ikur njëherë, e ka ardhur dy herë e tre herë, pastaj ka kryer këtë, do të thotë pastaj që ka qënë me mendim të qartë, që të vija ta bëjë këtë gjë. Se s’ka pas fare faj, im vëlla, fare…”, tha e motra.  “…Ka qënë i lidhur në një lidhje, prisja që të fejoheshe por më erdhi lajmi i kobshëm, nuk, nuk qe fat…".

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Renato: 27/09/2023 16:55

    Mire.ja paska.bere

    Përgjigju
  • Shoferi: 04/05/2020 13:37

    Duhej thjesht ti kishte hapur rrugen ne fillim harbutit e Jo te tregonin burrerine.nqs benzi do vazhdonte ne rrugen kryesore edhe pse ishte ne kundravajtje sdo kishte ndodhur ajo qe ndodhi,dmth me mire do ishte te ishte kthyer ne vend sic u nisen e do kishin dale lehtesisht ne rruge pa takuar ate qe duhesh te mos ishte i lire(faji i drejtesise se kalbur)shume gabime te kryera(faji dhe i ndonje gote me teper)nderthurur me fatin e keq.ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Konjak: 04/05/2020 11:33

    Probleme te kesaj natyre ndodhin , por edhe do te ndodhin , jo vetem per shkak te formimit te dobet kulturor e edukativ , por edhe per shkak te perdorimeve pa mase te narkotikeve , qe tek ne ka pa mase .Mirpo ceshtia qendron diku tjeter . Rregullator per te gjitha problemet ne nje popull , eshte shteti, pushteti me te gjitha institucionet e saj . Pushteti eshte nje emertim abestrakt , konkret eshte njeriu , ; gjith intelektualet--institucionaret - ,jane pergjegjes direkt per te gjitha bemat e mosbemat ne institucione . Ne rastin konkret ,Balliun nuk e ka ekzekutuar , Krimineli Mustafa , ky vetem se ka terhequr kembzen ; por kriminela te vertete jan punonjesit e drejtesise dhe te tjere institucionar me influenc qe kane dhene ndihmese per te lene kriminelin te lire . Vertet mund te besohet se ky grup i shkaterrimit te ligjeve , nuk dinte se , krimineli ne liri , ne rastin me te pare , nuk do kryente krime !?. Pra -kriminelet - vazhdojne te mbreterojne , ne krye te institucioneve , duke u mbushur vendi me krime ,,me bekimin e tyre . Por do themse , eshte qeveria , rregullatori i c'do lloj zhvillimi , brenda shtetit . Nese qeverisia kerkon rregull e disipline , s'ka force qe mund ti dale perpara .Te gjith , te jemi ne oponence me qeverite , cilat do qofshin ato ; por pa i vene gur nen rrota .

    Përgjigju
  • Eri: 04/05/2020 01:50

    Urime per kroniken e organizuar,se po ti lesh ne harres keto ngjarje,per vrasje del dhe me 5 vite burg vrasesi ne shqiperi

    Përgjigju
  • Coco vankuver: 03/05/2020 23:20

    Sa here me merr madhi per vendlindjen, shikoj lajmet, ndonje histori si kjo dhe ja ne vend qe te vij ne shqiperi aty ku kam lind, perfundoj ne ndonje cep tjeter te globit. A do beheni njerez ndonjeher??? Fajet i ka virusi

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/05/2020 15:10

    Tragjikomike! Tragjike sepse u vra nje njeri dhe komike sepse kjo histori keshtu si filloi dhe vazhdoi paska qene për ”mustaqet e Çelos” dmth ordinerllëk.. Shqiptari eshte kryesisht nje i semure psiqik qe nderton ne mendjen e tij skena filmash dhe në gershetim me gjaknxehtesine si natyre të tij i bën realitet. Po të shikosh vrasjet në Shqiperi ketu e 30 vjet vetem 0,0001 % mund të jene vrasje per diçka shumë serioze. Të gjitha të tjerat janë ordinere. Ordinerë!

    Përgjigju
  • Rrema: 03/05/2020 14:41

    Jugoret habe kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?