'Mos t'ju lëshojë zemra bashkëkombësit e mi' Mesazhi i veçantë i Tritan Kalos që mbledh në një pjatë trahanaje gjithë Shqipërinë

25 Mars 2020, 08:39| Përditesimi: 25 Mars 2020, 08:46

  • Share

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka ndarë një postim që mbledh gjithë Shqipërinë në të. Një thirrje mjaft e zgjedhur për t'ia dalë mbanë të gjithë bashkë në këtë situatë të vështirë që vendi po kalon i prekur me COVID-19.

"Një recetë mbarëkombëtare. 24 Mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant Prizreni, vaj ulliri Berati e Patosi përzier, pluhur speci të kuq nga Gramshi, djathë dele Konispoli, ujë Selite, kripë Narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre. Mos t'ju lëshojë zemra bashkëkombësit e mi. Ne bashkë do t'ia dalim mbanë!", shkruan Kalo teksa poston edhe këtë foto.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Silvana: 26/03/2020 08:43

    Shoh qe edhe me fasgat orare, njerezit dalin oa maska, pa doreza, pra vazhon infektimi. Ne kete menyre shkon dem edhe perpikmeria e oersonave qebi perdorin ato. Nuk duam qe e koha e reduktimit orar te zgjasi me muaj te tera. Pra nese i perdorim te gjithe maskat dhe dorezat, do reduktohet koha e izolimit. Maskat mund ti qepi çdo grua ne shtepi me garza, pambuk oer brenda dhe llastiqe kancelarie. Fiksimi i llastikut behet me kapse dokumentash. Ne vend te garzes mund te perdoren edhe letrat e lagura te femiheve apo te duarve (te lara dhe te thara), me shtrse dopjo, pastaj vendosen llastiqet e kancelarise, orape me kapsen e domumentave. Publikojini keto lajme te frutshme. Faleminderit !

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/03/2020 10:12

    Doktor. Shqiptaret as trahanane nuk e blejne dot.

    Përgjigju
  • Geni: 25/03/2020 09:54

    Respekte per kete njeri te madh ,je krenari e Tepelenes dhe gjithe Shqiperise,te rrujt zoti ty dhe shqipetaret

    Përgjigju
  • Ilir: 25/03/2020 09:26

    Ne kohe te veshtira del ne pah edhe karakteri I vertete I seicili. I madh Dr Kalo... Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?