Për oficerët gjyqësorë të hetimit Indrit Shaqja ka treguar dhe momentin si ndodhi vrasja e Arben Lleshit.
Fillimisht Sokol Mjacaj i ka thënë një polici të njoftonte Indritin të dilte tek dritarja. Ky i fundit pasi ka dalë I ka thënë të njofton Ben Lleshin të dilte në dritare tek zgara sepse kishte për ti thënë dicka. Më pas vrasja. Tregon se e ka ndjekur nga pas Mjacajn i cili është ndaluar nga policia duke kërcënuar se do e vriste edhe atë.
"Ka qënë duke qëndruar në ambjetet e dhomës duke gatuar. Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit.
Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka.
Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë.
Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në korridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin.
Kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajërimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte çpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B" thuhet në dëshmi.
Në dëshminë e Ilir Ballës me detyrë punonjës i rolit bazë në ambjentet e ajrimit të godinës B ka thënë se Mjacaj e ka kërcënuar se do i vriste atë dhe kolegin që t'i hapte derën e ajrimit dhe më pas u mbyll në dhomën e takimeve ku dhe vijuan negociatat për tu dorëzuar.
"Rreth orës 13:40 shtetasin Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor i cili i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të mar një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, mënjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura rë shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjer te guzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali duke i thënë “hap derën se të vrava” i cili e hapi derën dhe nën kërcënimin e armës Sokoli e mori me vete në drejtim të guzhinës, unë mënjëherë kam njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj, që i dënuari Sokol Mjaca ka armë në dorë" ka dëshmuar Ilir Balla.
Lajmi kryesor:
'200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit!' Letrat që mbërritën në burgun e Peqinit! Indrit Shaqja: I refuzova se e kisha shok
S.G/ReportTv.al