‘Mos u kruani, do ju sulmojmë’, Greqia i përgjigjet Turqisë: Hiqni dorë nga retorika e luftës, rikthejuni logjikës

12 Shtator 2022, 14:51| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 14:54

  • Share

Zëdhënësi i qeverisë greke, Yannis Oikonomou kërkoi nga qeveria turke që të tërhiqej nga kërcënimet për luftë.

Në një konferencë për shtyp pak më parë, zyrtari grek theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.

“I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Tension në ujërat detare mes Turqisë dhe Greqisë! Anija turke qëllohet pas refuzimit të kontrollit! Turqia: U qëllua në ujërat ndërkombëtare


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?