Shtetet e Bashkuara po e bëjnë gjithnjë e më të qartë se marrëdhënia e Uashingtonit me Albin Kurtin është në pikën më të ulët, edhe pse kryeministri i Kosovës pretendon vazhdimisht për të kundërten.
Djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr e ka konfirmuar diçka të tillë teksa ka ndarë postimin e Richard Grenell, ku shpjegohet qartë qëndrimi i SHBA për Kurtin.
Grenell shkroi në platformën X se qeveria e Albin Kurtit nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Donald Trump dhe as gjatë presidencës së Joe Biden.
I dërguari i Trump për misione të posaçme e bëri të qartë se Kurti është kritikuar si nga republikanë ashtu edhe nga demokratë, se ka ndërmarrë veprime destabilizuese në rajon.
Kryeministri madje është bërë shkak për mungesën e investimeve amerikane në Kosovë, sipas Grenell, teksa në Shqipëri dhe Serbi kompanitë amerikane vijojnë të zhvillohen.
Donald Trump Jr, duke ndarë postimin e Grenell, e bënë të qartë se ajo nuk është thjesht deklaratë e emisarit amerikan, por qasja e administratës së re ndaj qeverisë Kurti.
Komente

Keta jane rasa e kancerogjenit qe nuk duan ta ndegjojne te verteten por duan dikend qe jua lepine kembet,por mos te ishte Albin Kurti ne qeveri Kosova dote ishte ndare ne copa ,te gjith ata para Kurtit ishin anti Kosovare dhe shpiuna te Serbise qe e shesin Kosoven per nji hektare toke ,por ju dota kerkoni nji bure si Kurti por nuk dota gjeni pse ai e mbrojti Kosoven nga shitja ,Grenelli dote ja kthen Kosoven Serbise me nji autonomi te kufizuar dhe dote konsideroheni si Palestinezet e Gazes por dota shohim kur dote behet vone.
Përgjigju