Një vepër gjigante arti në plazhin e Tel Avivit ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave, pasi paraqet presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu përballë njëri-tjetrit, të shoqëruar me mbishkrimin provokues ‘Mos u mashtroni sërish’.
Vepra, e realizuar pak para takimit të dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë, shfaq Netanyahun me një hundë të gjatë, një simbol ironik që nënkupton gënjeshtrën dhe manipulimin politik.
Takimi i tyre vjen në një moment delikat për Izraelin, i cili përballet me izolim të thellë ndërkombëtar gati dy vite pas fillimit të luftës në Gaza. Trump po përpiqet të promovojë një plan paqeje, ndërsa një numër liderësh perëndimorë kanë njohur shtetin palestinez, duke sfiduar hapur qëndrimin amerikan dhe izraelit. Në prag të vizitës, familjet e pengjeve i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, duke i kërkuar që të ndërhyjë për lirimin e tyre dhe për t’i dhënë fund konfliktit.
Komente
