Xheni Karaj, aktiviste e LGBT

Periferi

Mos u ndal Xheni Karaj

27 Mars 2018, 12:43| Përditesimi: 27 Mars 2018, 13:15

  • Share

Shpërtheu përsëri. Sapo komuniteti LGBT bën një hap: flet, tregon, dëshmon, sqaron, lufton, një koshere e madhe me grenxa çlirohet në vend e nisin të pickojnë me ritëm. Pandërprerë. Pavarësisht dhimbjeve, më duket një gjë e mirë. Në debate, në ngritje zëri, në përplasje duarsh në tavolinë, mund të shohim natyrën e vërtetë të njerëzve që na rrethojnë.

Xheni Karaj ka lindur homoseksuale në Tiranë, por kjo nuk është një meritë, një dhunti, një e veçantë. Sa homoseksualë, gay e lesbike kanë lindur edhe në këtë katundin tonë si në të gjitha vendet, shtetet e perandoritë, kështuqë, e kalojmë këtë fazë. Xheni Karaj ka lindur me një karakter të rrallë, guximi, është forca e saj, e sidomos, për meritë të familjes apo të vetvetes, rrugëtimi me kokën lart në natyrën e vërtetë të ekzistencës së saj.

Xheni sot përballet për të disatën herë me një mur të ngritur në shoqërinë tonë, i përbërë kryesisht nga injorantë, të paditur e të palexuar që nga fjalimet e propagandën që bëjnë duket qartë që s'e kanë idenë ç'ndodhte që në agimet e njerëzimit, në antikitet, në mesjetë, në diktatura e sot në demokraci me komunitetin gay. Nuk njohin asnjë betejë të drejtash civile, asnjë histori, s'kanë parë asnjë film apo lexuar biografi që të kuptojnë se pse jemi tepër vonë me këto sqarime dhe me luftën e LGBT edhe në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Ata që janë kundër Xheni Karajt dhe vizitave të këtij komuniteti nëpër shkolla, nuk e kanë fare idenë se ç'dodh me fëmijët e tyre, me shokët e shoqet në klasë, me kolegët në punë, me fqinjët në lagje, me të afërm në fis, që pavarësisht idesë e dëshirës së tyre, kanë lindur e dashurojnë seksin e njëjtë.

Ose bëjnë sikur nuk dinë asgjë. Sepse në Shqipërinë e postdiktaturës, pas formimit të Njeriut të realizmit socialist, lindën të tjera forma qëniesh njerëzore që i kemi mes nesh. Ata që duken vetëm ashtu siç nuk janë: komunisti duket antikomunist, i privilegjuari duket i përndjekur, vrasësi i kafshëve dhe mjedisit duket ambjentalist, dembeli duket punëtor, i padituri duket intelektual, amoralja duket shënjtore, e shëmtuara duket e bukur, homoseksuali duket heteroseksual, mashtruesi duket këshilltar... e kështu me radhë.

Xheni, në vërtetësinë e guximin natyror të saj, në këtë mjedis me maska të konsoliduara, është e vetme, por e vërtetë. Ndoshta, në të gjithë lëvizjet, protestat e postkomunizmit shqiptar, kjo e LGBT është më e vërteta, më e natyrshmja, ndaj, Xheni Karaj, as mos u prek, as mos u ndal. "Normalët", herët a vonë, do ta gjejnë rrugëtimin e tyre.

Komento

Komente

  • Lira: 29/03/2018 08:11

    Ju lytemi te mos e ulim nivelin e bisedes, cdokush ka te drejte te kete pelqimet dhe prirjet e tij seksuale, dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe, por problemi shtrohet nese ne nje kohe te ardhme krijohet nje shoqate qe kryejne maredhenie te rregullt me ndonje kafshe, e zeme me dhine, atehere nese ndiqet i njejti rregull i bie qe ata te shkojne ne shkolla e te ndergjegjedojne nxenesit qe nuk ka asgje te keqe te bashkejetosh me nje dhi? Kjo eshte ceshtja!

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/03/2018 19:07

    Qendrimi ndaj tyre nuk tregon prapambetje , ketu fillon keqkuptimi .... TAni simbas mendjes se ketyre LGBT , na mbetett QE NE SHKOLLA TE SHKOJNE PERDORUESIT AKKTIVE TE DROGES , PIJANECET , VRASESIT DHE KUSARET DHE TU FLASIN NGA NJE ORE NE DITE NXENESVE NEPER SHKOLLA ,SIDOMOS ME QE KANE DHE FONDE PER TE HARXHUAR NE KETO FUSHA , SI PER TE TJERET ASHTU DHE PER VEHTE.NDERKOHE QE NE SHUME SHTETE TTE QYTETERUAR PO LUFTOHET PER RINGRITJEN E FAMILJES TE NE PO NDODHIN CUDIRA .TE JETE E QARTE QE PERJASHTIMET NUK JANE ATO QE BEJNE JETEN ,JETEN E KA DHENE ZOTI LART DHE NJEREZIT JANE NDERTUAR TE TILLE QE TE JENE BURRE DHE GRUA PER FAMILJE DHE RIPRODHIMIN E RACES NJEREZORE.....

    Përgjigju
  • lani: 28/03/2018 09:29

    kjo eshte lufte e paster ndaj institucionit te familjes! Ka nje axhende te qarte tashme e cila ka nisur te zbatohet dhe nuk ka lidhje me informimin por me degjenerimin dhe prishjen e brezave! Nuk i intereson kujt se ku i ha xhenit me shoke e shoqe, eshte krejt ceshtje private!

    Përgjigju
    • LORA: 28/03/2018 12:33

      Ekzakt,Lani. Mendoj se ne Shqiperine tone te vogel kjo lufte eshte dhe do te jete e fituar vetem nga familja,,,,soji i rekruteve homoseksuale i jane afruar kockes se perditshme e tek kocka do te mbeten.Tung.

  • petriti: 27/03/2018 13:50

    Volter : 1-Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash. 2-Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësira. Si rrjelloje doja te shtoja nga vetja qe HOMOSEKSUALITETI eshte lufte ndaj natyres njerezore.

    Përgjigju
    • Agush: 28/03/2018 20:28

      Moj zonja Liri, nga e keni kete infon qe lind homoseksual, se perendia nuk e thote, ndoshta zoti juaj, por ai biblik jo njehere.

    • Liri: 28/03/2018 11:30

      Te pakten ne qe lexojme dhe shkruajme ne kompiuter ose IP,duhet te kemi nje nivel normal te kuptuari te nje fenomeni te tille.Njeriu nuk behet homoseksual,ai lind i tille ! Pra natyra dhe perendia e "nxjerin" te tille.Ketu duhet te nise llogjika e aresyetimit dhe qendrimit ndaj ketij grupi njerezish pa asnje ndryshim nga ne.Cilido nga ne mund te ishte i tille.Ne menyre relative,jemi nje shoqeri e prapambetur.Edhe ne dhe femijet tane duhet te edukohemi (edukohen) per nje qasje normale,njerezore ndaj ketij fenomeni.Cdo qendrim tjeter do te ishte shume primitiv dhe hipokrit ndaj drejtimit qe kemi marre dhe ku duam te shkojme...lexoni lajmet..sot njoftohet qe edhe Pakistani (imagjinoni dot..) ka bere ndryshimin kushtetues duke e njohur dhe pranuar si fenomen normal njerezor.Cdo shoqeri edhe ne do te duhet te bejme progress ne te gjitha aspektet,cdo gje shkon paralel.Edukimi nis qe ne moshe te re.Asgje te keqe nuk sjell.Nese kjo behet brezi i ri do te kete nje perceptim dhe gjykim shume normal te ketij fenomeni.Ky eshte nje instikt njerezor qe lind dhe nuk krijohet dhe as edukohet.Iliri

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?