Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji

VIP & Spektakël

Mos vallë Kreshniku konfirmoi se Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël?

24 Qershor 2024, 22:37| Përditesimi: 25 Qershor 2024, 08:02

  • Share

Prej kohësh është përfolur se këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.

Para disa kohësh artistja i hodhi poshtë këto aludime duke thënë që këto lajme nuk ishin të vërteta.

Por mesa duket dyshja ka ngritur përsëri dyshimet se ata mund të bëhen prindër për herë të parë. Ka qenë Kreshniku ai i cili ka ripostuar në Insta Story një foto të këngëtares duke vendosur një simbol ‘shtatzënë’.

Megjithatë presim që edhe Dafina ta konfirmojë këtë lajm të bukur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?