Lulzim Basha gjatë protestes ne Vore

Opinion

Mosbindja civile, 5 arsye pse do dështojë

7 Prill 2018, 11:24| Përditesimi: 7 Prill 2018, 11:25

  • Share

1`- Mosbindja për të qenë civile, duhet të jetë e sinqertë, e përmbajtur dhe kurrë provokuese. Mosbindja e opozitës nuk plotëson asgjë të tillë. Berisha, Basha apo Monika nuk mund të jenë të sinqertë në atë cka kërkojnë në emër të popullit.

2-Mosbindja për të qenë civile duhet të jetë mbështetur në parime krejtësisht të qarta e të mbështetyra nga një masë që përbën shumicën.

Mosbindja civile e opozitës është thjeshtë një thirrje dëshpëruese e saj për të siguruar privilegjet e fituara nga koha e pushtetit të saj. Ajo mund të mbështetet nga militantët e saj por jo nga qytetarët!

3. Mosbindja për të qenë civile, nuk duhet të jetë kapricoze.

Mosbindja civile e opozitës është thjeshtë e tillë : të ikë Edi Rama ! Po cili individ me dy pare mend në kokë mendon se situate zgjidhet pot ë largohet Rama?

4. Mosbindja për të qenë civile duhet të ketë qëllime madhore që synojnë të ndryshojnë kryekëput një situatë.

Mosbindja civile e opozitës është kaq e cunguar në qëllimin e saj sa synon vetëm të rikthehet vetë në pushtet pa dhënë më parë llogari për cka I ka bërë vendit!

5- Mosbindja për të qenë civile ka kuptim kur morali dhe disiplina që ajo propozon është më e fortë se ajo ndaj së cilës rebelohet. As edhe një fëmijë nuk beson te morali I opozitës apo te vlerat e lidershipit aktual të sajë.

Për të gjitha këto mosbindja civile e opozitës nuk do arrijë dot asnjë rezultat që do përmirësojë jetën e qytetarëve. Përkundrazi!

Po a duhet të rebelohemi?

Sigurisht . Por mendoj se duhet te rebelohemi ndaj kesaj klase politike qe ka 28 vjet që n a ka shkatërruar moralisht, fizikisht , ekonomikisht dhe nderkombëtarisht! Por unë jam e bindur se sa kohë do të funksionojmë si “mish” për topin e pushtetit të njërës apo tjetrës palë, jemi të humbur!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?