Ramiz Çobaj

Politikë
Top 24

Mosbindja civile e opozitës nis nga Shkodra, PD: Do bllokojmë rrugët

4 Prill 2018, 12:45| Përditesimi: 4 Prill 2018, 14:20

  • Share

Pas thirrjes së PD dhe LSI për të nisur mosbindjen civile ndaj qeverisë është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike në Shkodër. Kryetari i PD në Shkodër Ramiz Çobaj paralajmëron bllokim të rrugëve dhe mospagim të tarifës. “Shkodra u përmbyt, familjeve iu hoq ndihma ekonomike ndërsa biznesi i vogël po falimenton nga taksa e vendosur” deklaroi ai.

Dy ditë më parë krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI deklaruan se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin. Basha dhe Kryemadhi iu bënë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?