Në një operacion të Policisë Kufitare në Kakavijës është ndaluar një 68-vjeçar nga Durrësi, që tentoi të largohej nga Shqipëria pa deklaruar 20 750 euro.
Gjatë kontrollit rutinë të çantës së tij, policia gjeti shumën e parave të padeklaruara, të cilat u sekuestruan menjëherë.
"Kundër shtetasit V. P., 68 vjeç, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", njofton Policia e Gjirokastrës.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm GjirokastëR.
Nga ana tjetër, Policia Kufitare njofton se do të vazhdojë me kontrollet e rrepta për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme në kufijtë e vendit