TIRANË- Për Gjykatën Kushtetuese emërimi ose shkarkimi i një ministri është kompetencë e 3 organeve kryesore, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit me dakordësi me njëra-tjetrën. Në vendim e Gjykatës Kushtetuese thuhet se presidenti mund ta kthejë emërimin e një ministri, por duke respektuar luajalitetit në një marrëdhënie ndërinstitucionale. Sipas GJK, të tre këto institucione kanë kompetenca në procesin e emërimit dhe të shkarkimit të ministrave, por duke respektuar afatet dhe balancën mes pushteteve (check and balance).
" Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve", thuhet në vendim.
Ky vendimi është marrë ditën e sotme, pas kërkesës së bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama pas përplasjes që pati me Metën për mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Rama i kërkoi Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen e mosmarrëveshjes si edhe një interpretim përfundimtar të nenit 98 që flet për kompetencat për shkarkimin dhe emërimin e një ministri.
Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e kryeministrit, kjo për faktin se aktualisht mosmarrëveshja është zgjidhur, ku Cakaj nuk është më ministër i Jashtëm, e ndërsa interpretoi nenin 98 ku në vendim lihet e hapur mundësia që Kuvendi dhe Presidenti të refuzojë një propozim të kryeministrit për ministër.
Vendimi i arsyetuar duhet të publikohet brenda 5 ditëve nga publikimi i këtij vendimi.
"Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri,
VENDOSI:
- Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
- Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:
- Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
- Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.
- Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
- Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar", thuhet në njoftim.
Si ndodhi përplasja Rama-Meta?
Kreu i shtetit, Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, pas largimit të Ditmir Bushatit, me argumentin se Cakaj është shprehur kundër politikave të qeverisë shqiptare përsa i përket idesë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë dhe se certifikata e sigurisë e marrë prej Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar qe bërë “në shkelje të ligjit”. Një vendim i tillë për qeverinë ishte tejkalim i kompetencave nga ana e presidentit. I gjendur përballë situate, Rama e mori vetë detyrën e ministrit të Jashtëm dhe më pas i delegoi kompetencat zv.ministrit, Gent Cakaj.
jo more, qorrat e Ilirit ne gjykate!!! Qysh paska te drejt te refuzoj per arsye opinioni se medemek s'paska eksperience, ose gjatesi dhe gjeresi qe ti pelqej presidentit?????? C'fare pordhesh me rigon leshoka kjo gjykate????? Prandaj krekoset kurva Meta se 3 jane pro tij, dhe 2 kunder????? Medemek paska te drejt te refuzoj aoprovimin e kryeministrit te gjedhur???? Sepse ashtu i do trapi ketij xhuxhit te lalzit???? Po ai s'luan rolin e vendim marresit!!!!!!PTUUUUUU rrace muti keta kurvat e gjykates qe i futi kurvari xhuxh ne Gjykate!!!!!!!
PërgjigjuAsnje cudi! Kjo Gjykate me perberjen aktuale me problematike se para'adhesja. Ky eshte sinjal qe vendimmarrjet e Saj ne vijim do t'i shkojne pershtat IM. Dhe duhet t'ja njohim meritat, pasi e konfiguroi sic deshi.
PërgjigjuPropozoj gjykaten kushtetuese ta heqim dhe me vendim qeverie te formohet nje e re me propozim te gramoz rucit perberja e gjitha nga Tepelena.
Sipas asaj qe lexova nje verr ne uje kan ber. Sipas gjasave do vazhdoj melodoa e 30 vjeteve. Shkurt veshtir te behet shqiperia me shqiperar,ketu Jo veting te behet po shkrirje totale eshte e pamundur. Ketu korrupsioni ka hyr ne gen. Gjynah kan kaluar 30 vjet e duhen edhe 30 vjet te tjera.
Gj.k. vitorja-lsi,Bejtja-pdlsi, alibeaj-pdlsi'c'te thote me Beluli?
Përgjigjuatehere paska pas te drejte meta...qe nuk eshte vetem ne rolin e certifikuesit. ky po eshte lajm. qe presidenti nuk eshte kadastar i emertesave qeveritare.
PërgjigjuJo zoteri nuk i ka dhene te drejte Metes. Por thote se per emerimin e nje ministti kan rol kryeministri,presidenti dhe kuvendi keshtu thote kushtetuta. Kryeministri e propozon. Presitenti e dekreton POR nqs presdenti nuk i do .... ta dekretoi ok te shprehet me dekrete pper opinionin kunder pra me dekret te thote nuk e dekretoj. Shkon ne kuvend miraton ose jo dekretin e presidentit. Po e miratoi minstri do votohet
Po pra, sepse ashtu eshte e sanksionuar,jo shume e sakt ne kompetenca,ne fakt dihet te jete me e theksuare qe ky shkrim nuk shpjegon se cfare thote realisht kushtetuta dhe me posht interpretimi.Gjithsesi,per te balancuar peshen e pushteteve,nuk jane marre parasysh qe nje Mete president ne Shqiperi te bie shpesh ne hise,e atehere per kapriço personale ai bllokon nje kompetence qe ka kryeministri i vendit,ate te emerimit te ministrave te qeverrise qe do drejtoje!!.Cilat jane arsyet kushtetuese qe presidenti nuk pranoi re firmoste Gent Cakajn si M.i jashten? Te presim arsyet zyrtare te publikohen e te shofim,sepse ma sa kujtoj,arsyet e "NIET"-it te Metes, ishin arsye me shume per te penguar Ramen sesa mos pasje te Cakajt te profilit kushtetues per te qene minister i jashtem.
Titulli " gjykata kushtetuese pranon kerkesen w rames pjeserisht" . Permbajtja " ka te drejte Meta, presidenti mes organeve qe zgjedhin ministrat bashke me parlamentin dhe kryeministrin" . Komenti i mesiperm me i sakte