‘Mosdhënie pagash dhe fshehje taksash’, kreu i KOKSH denoncon sekretarin tek Krimi Ekonomik

24 Tetor 2019, 18:42| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 18:45

  • Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është përfshirë nga një tjetër turbullirë. Drejtuesi i saj, Viron Bezhani, ka denoncuar në sektorin e krimit ekonomik sekretarin Stavri Bello. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Report TV’ vetë zoti Bezhani i cili ka thënë se bëhet fjalë për shpërdorimin e fondeve si dhënia e pagave për sportistët, por edhe fshehja e bursave.

Jo vetëm kaq por Stavri Bello akuzohet edhe për fshehja taksash dhe mos deklarim të të ardhurave tatimore në shtet. Bezhani e bërë firmën e sekretarit të përgjithshëm të pavlefshme, gjë që ngrin llogaritë bankare të KOKSH dhe nuk e lejon të bëjë asnjë veprim tjetër.

Zgjidhja e situatës kërkon kohën e vet dhe kjo pritet që të rëndojë te sportistët të cilët përveçse nuk janë paguar në katër e muajt e fundit tanimë duhet të kryqëzojnë gishtat që çështja të marrë fund sa më shpejt.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • FORUMI SPORTIV: 25/10/2019 13:36

    Bezhan te gjithe aty sa jeni hajdute te mirfillte (po nuk doli dicka nga xhepi i popullit) i keni ngjare baba Metes superhajdutit te shqiperise .Nuk jeni per mirevajtjen dhe ndihmesen e sportisteve dhe te sportit shqiptar ne pergjithesi. Aty duhet nje fshise gjigande vakumi qe te pastroje gjithe plehun e 20 viteve llogje qe keni bere e vazhdoni te beni. Sporti ne shqiperi vazhdon te jete i degraduar. Dopingu dhe mashtrimet sundojne ne gjithe sportet e litare me vjen keq por ky eshte realiteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?