Greqia liron Bledar Jambellin e Kristaq Lecin, Krimet e Rënda shtyjnë seancën për vrasjen e Artan Cukut

31 Tetor 2019, 10:36| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 15:01

  • Share

Greqia refuzon të ekstradojë në Shqipëri Beldar Jambellin personin i cili sipas policisë shqiptare dhe Krimeve të Rënda është ideatori dhe porositësi i vrasjes së ish kryepolicit Artan Cuku.

Vendimi i drejtësisë greke që bllokon ekstradimin e Jambellit u komunikua edhe gjykatës shqiptare e cila ndaj tij dhe Kristaq Lecit kishte nisur gjykimin në mungesë.

Jambelli u prangos në Greqi dhjetorin e vitit 2018 ndërsa arrestimi i tij u bë nga interpol athina me kërkesë të autoriteteve shqiptare.

Lirinë së bashku me Jambellin e ka fituar edhe Leci i cili nga hetimet e prokurorit Henrik Ligori që ndoqi dosjen e vrasjes së kryekomisar Cukut, rezultonte se ishte personi që gjeti vrasësin Mikel Shallari.

Zbardhja e këtij krimi u bë nga gjurmët e ADN-s të cilët Zvicra solli në Shqipëri gjurmë të cilat i përkisnin Mikel Shallarit të riut nga Kucova.

Ai fillimisht mohoi krimin por më pas duke marrë statusin e bashkëpunëtorit nga i cili mori një dënim minimal vetëm prej 10 vitesh rrëfeu se Leci e kish takuar me Jambellin dhe ky i fundit i kërkoi të vriste Cukun kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë euro, para të cilat ai si mori kurrë por vetëm 3 mijë euro.

Artan Cuku u vra më 8 Prill 2017 teksa kthehej në banesën e tij pranë rrugës së kosovarëve në tiranë. Disa javë pas atentati që i mori jetën Cukut hetimet zbuluan si ekzekutuar të këtij krimi Mikesh Shallarin të riun nga Kucova.

Më pas Shallari duke bashkëpunuar më drejtësisë tregoi skemën e krimit e hetuar si vrasje për shkak të detyrës, vrasje pas të cilës si porositës qëndronte Bledar Jambelli.

Jambelli rezulton i skeduar nga policia edhe vite më parë ndërsa përplasjen me Artan Cukun e ka patur pasi Cuku si drejtues i policisë së Vlorës e kishte arrestuar atë vite më parë.

Kjo dosje tashmë do të mbetet e hapur dhe përballja e Jambellit me drejtësinë shqiptare do të ndodh vetëm nëse ai vjen në Shqipëri dhe arrestohet, ndërsa në mungesë ai nëpërmjet avokatit do të kërkoj pafajsinë.

Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ai cuni: 02/11/2019 02:47

    Pse merreni me llafe ju shqipe, ik punoni se jeni PA buk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?