Foto ilustruese

Lifestyle

Mosha nuk ka lidhje fare! Një mashkull është i gatshëm për t'u martuar kur ju të bëni këto tre gjëra

17 Korrik 2018, 10:23| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 10:34

  • Share

Sado vite të kalojnë, një mashkull nuk do të martohet asnjëherë nëse nuk gjen femrën që ta bëjë të mendojë se është e duhura për të. Kështu që kini parasysh ta bëni të dashurin tuaj të ndihet i sigurtë. Nëse ju arrini të bëni këto tre gjëra, ai do të martohet me ju pa u menduar gjatë. 

Kur jeni e gatshme për të blerë shtëpinë tuaj

Momenti kur ju vendosni të jeni një femër e pavarur, do ta bëjë atë të mendojë se tashmë është koha e duhur. Meshkujt e duan një femër që ja del vetë mbanë. Por nëse shprehni dëshirën se shtëpia juaj e parë, duhet të jetë së bashku me të, akoma më mirë.

Kur jeni aty për të në rast nevoje

Një mashkull kthehet në një fëmijë kur i ndodh një fatkeqësi apo në rast se humbet një nga njerëzit e tij të rëndësishëm. Në momentin që ju i gjendeni pranë dhe kujdeseni për të, do ta bëjë të dashurin tuaj të mendojë se jeni e duhura.

Kur respektoni pjesëtarët e familjes së tij

Sado i madh të jetë në moshë, ai gjithmonë do të jetë djali i shtëpisë dhe do të shqetësohet për familjen e tij, sidomos për mamanë e tij. Kështu që nëse ju do të shkoni mirë me vjehrrën tuaj, e keni fituar propozimin për martesë.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?