Sport

Moshat e Kukësit kampion në mundje, trajneri: Jemi qytet tradite në këtë sport

13 Korrik 2021, 12:39| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 12:57

  • Share

Ekipi i Kukësit në mundje për moshat 15 dhe 17-vjeçare është shpallur kampion kombëtar në kampionatin e mbajtur së fundmi. Verilindorët e vegjël triumfuan si në stilin e lirë dhe atë greko-romak përkatesisht me 190 dhe 167 pikë, ndërsa Olsi Cenaj ndjehet shumë krenar për këto arritje.

Olsi Cenaj, trajner i Kukësit: “Kukësi është djepi i mundjes shqiptare. Ka 6 vite që jami kampion përsa i përket U-15, por lajm dhe risi është shpallja kampion me U-17.”

Trajneri Cenaj ndër të tjera ka vetëm një merak, atë të mbështetjes së mundjes, pasi vëmendja sipas tij është e orientuar tek sporte të tjera.

Olsi Cenaj, trajner i Kukësit: “E vetmja gjë që unë kërkoj është të jetë vëmendja shumë e madhe te tradita. Tradita e këtij qyteti është mundja.”

Mundësit që shkëlqyern duke përfaqësuar Kukësin në kampionatin kombëtar ishin Samuel Sarçi dhe Bahri Shaqiri .

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?