Friedrich Merz

Bota

Moska akuzon Gjermaninë se dëshiron të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës

10 Korrik, 09:37| Përditesimi: 10 Korrik, 09:40

  • Share

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Gjermaninë se synon të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës përtej kufijve të Rusisë.

"Pas gjithë fjalëve të thëna qëndron dëshira e maskuar keq e qeverisë Merz për të marrë pjesë edhe në goditje thellë brenda vendit tonë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Ajo iu referua deklaratave të kancelarit Friedrich Merz lidhur me furnizimin e Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, raketa të tipit Taurus.

“Berlini nuk e merr në konsideratë faktin se kjo do të thotë një hyrje të pafalshme të Gjermanisë në konflikt me Rusinë, por një gjë të tillë duhet ta mendojë”, shtoi Zakharova.

Gjatë një takimi në fund të majit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Friedrich Merz deklaroi se Gjermania është e gatshme të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus në Ukrainë, por në një rast të tillë këto sisteme armësh nuk do të përdoren nga ushtarë gjermanë, por nga ushtarë ukrainas.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?