Kreu i agjencisë shtetërore ruse bërthamore Rosatom, Alexei Lijachev, akuzoi autoritetet ukrainase se kanë nisur një sulm me dron në qytetin Energodar në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, i cili është shtëpia e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.
"Dje ka pasur disa sulme me dronë në territorin e Energodarit. Dy pajisje u neutralizuan dhe katër të tjera filluan sulmet. Për fat të mirë nuk ka të vdekur apo të lënduar", tha ai për agjencinë Interfax.
Sipas kreut të Rosatom, kjo është "përgjigjja" e Kievit ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Rusia në katër rajonet e aneksuara nga Ukraina në shtator 2022, përfshirë Zaporizhzhia.
"Unë besoj se kjo është një përgjigje ndaj zgjedhjeve. Zgjedhjet në Energodar ishin më të zhvilluara se në pjesën tjetër të rajonit të Zaporizhzhia, duke gjykuar rezultatet e partisë Rusia e Bashkuar", tha Alexei.
Sipas autoriteteve zgjedhore ruse, partia e Kremlinit, Rusia e Bashkuar, fitoi më shumë se 80% të votave në Zaporizhzhia.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kim Jong Un në Rusi me trenin e blinduar, SHBA drejt dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë! Putin thotë se Trump po persekutohet politikisht
S.S/ReportTv.al