Moska emëron ish-kryetarin e qyteteteve ruse në Mariupol

5 Nëntor 2022, 15:55| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 15:52

  • Share

1667659825_Mariupol.PNG

Kremlini ka emëruar ish kryetarin e qyteteve ruse, Dmitriy Berdnikov si drejtuesin e ri të administratës së paligjshme të Moskës në qytetin e pushtuar të Mariupol në Donetsk Oblast.

Agjencia ruse e lajmeve e kontrolluar nga shteti RIA raportoi se Berdnikov do të transferohet në territorin lindor të okupuar të Ukrainës nga posti i tij aktual si zëvendëskryeministër i parë i Republikës Ruse të Yakutia. 

Kreu i kësaj republike ka deklaruar disa kohë më parë se "me kërkesë të autoriteteve federale” Berdnikov do të transferohej në Mariupol në Ukrainën lindore.

Mariupol kishte duruar rrethimin brutal prej muajsh të Rusisë që besohet të ketë vrarë dhjetëra mijëra njerëz përpara se qyteti të binte në duart e Moskës në mes të majit. Ndërsa pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar, rreth 100,000 njerëz ende jetojnë atje. 

Qyteti port ndodhet në Donetsk Oblast, i cili ishte ndër katër rajonet e Ukrainës që Rusia i shpalli ilegalisht të aneksuara në fund të shtatorit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani e pranon: Kemi furnizuar Rusinë me dronë! Zelensky: Gënjeshtër, ne rrëzojmë çdo ditë dronë iranianë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?