Sulmi rus gjatë natës në një magazinë municionesh ukrainase në Pavlograd, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, mund të jetë një përpjekje e ushtrisë së Moskës për të ngadalësuar përgatitjet e Kievit për kundërsulmimin e saj të paralajmëruar, shkruan Guardian .
Duke parë përhapjen e zjarrit në Pavlograd, ka dyshime se Rusia mund të ketë goditur një depo të madhe armësh dhe vjen pas sulmit ukrainas në një depo nafte në Sevastopol, Krime, e aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rudia në 2014.
Pavlograd është goditur dy herë gjatë natës. Ndër ndërtesat e dëmtuara ose të shkatërruara, një zonë industriale, 19 banesa dhe 25 shtëpi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kiev: Nuk dimë për ndonjë ndërmjetësim nga Vatikani, gati për kundërsulm! Për Shtëpinë e Bardhë, ofensiva ruse në Donbass ka dështuar
M.Q./ReportTv.al