Moska i kërkon Berlinit asistencë në hetimin e çështjes Navalny! Opozita: Kremlini e helmoi

31 Gusht 2020, 11:13| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 11:22

  • Share

Rusia i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë për të ndriçuar çështjen e helmimit të dyshuar të kryeopozitarit të Kremlinit Alexey Navalny, i shtruar në gjendje kome farmakologjike në spitalin Charité në Berlin dhe Ministria gjermane e drejtësisë ka pranuar kërkesën e bërë nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë.

Opozita: Ishte Kremlini që e helmoi

Sipas opozitës ruse,  Navalny është helmuar dhe Krenlini zyrtar e di se kush e ka bërë.

"Për mua është absolutisht e qartë dhe nuk kam frikë ta them me zë të lartë, se Kremlini qëndron pas helmimit",- deklaroi avokati dhe aktivisti i opozitës, Lyubov Sobol, I cili theksoi se "Helmi neuroparalytic është diçka që nuk mund të blihet në farmaci dhe kjo është arsyeja pse ata nuk do ta hetojnë çështjen por vetëm do ta zvarisin."

Partnerët perëndimorë të Rusisë, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje për një hetim transparent mbi helmimin e Navalny.

Kremlini ka sugjeruar në vend të kësaj të mos dilet  në përfundime të nxituara për atë që ka ndodhur me kryeopozitari derisa të ketë prova të sakta për helmimin e disidentit.

Navalny u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi nga qyteti Tomsk për në Moskë. Pas një ulje emergjente në Omsk, politikani u shtrua në spital në kujdesin intensiv në spitalin e qytetit siberian.

Pasi mjekët rus hoqën dorë nga kundërshtimi për ta lejuar atë të transferohej në Gjermani, familja arriti që ta çonte 44-vjeçarin në një klinikë në Berlin, ku stafi mjekësor konfirmoi tezën e helmimit, tezë kjo që është mohuar me forcë nga Moska

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?