Foto ilustruese

Moska kap në befasi ushtrinë ukrainase, kundërsulmon në Kursk dhe rimerr disa zona!

12 Shtator, 07:44| Përditesimi: 12 Shtator, 07:48

  • Share

Ukrainë- Më shumë se një muaj pas ofensivës së Ukrainës, Moska nis kundërsulmin e saj të parë të madh në rajonin e Kurskut, duke surprizuar ushtrinë e Kievit.

Operacioni i kryer nga njësi të përzgjedhura të parashutistëve dhe marinsave duket se ka marrë forcat e Kievit në befasi. Në fakt, rusët arritën të transferonin mjete të blinduara dhe trupa në front, duke kaluar lumin Seym, pavarësisht se të gjitha urat ishin shkatërruar nga bombardimet.

Pasditen e djeshme, (11 Shtator), një kolonë tankesh përparoi papritur, duke pushtuar vijën e parë të pozicioneve ukrainase, të përbërë nga gropa dhe llogore me armë antitank, pranë Snagost, pjesë e rrethit Korenevo. Sulmi ndodhi në tre drejtime.

Të paktën pesë fshatra me sa duket u ripushtuan dhe u publikuan video që tregonin rreth tridhjetë të burgosur, shkruan “La Repubblica”.

Gjenerali Apti Alaudinov, i cili komandon komandot çeçene Akhmat, pohon se janë dhjetë vendbanime të "çliruara": "Gjërat po shkojnë mirë", tha ai.

Faqet përgjithësisht të besueshme ukrainase si Deep State shkruajnë se situata në krahun e majtë të dislokimit ka pësuar një goditje të rëndë. Garnizoni është Brigada 103 Territoriale, e cila zëvendësoi njësitë elitare që depërtuan përtej kufijve rusë më 6 gushtin e kaluar.

Shumica e analistëve ishin të bindur se eliminimi i urave mbi Seym do ta shndërronte sektorin Korenevo në një kurth për batalionet ruse, të mbyllura midis lumit dhe kufirit.

Ata po synojnë linjën Obukhovka-Lyubimovka në mënyrë që të ndajnë më dysh tokën e pushtuar nga ukrainasit. Dje në mëngjes komandat e Kievit dërguan njësi të vogla nga kufiri për të penguar kundërsulmin ndërsa përleshjet u intensifikuan në zonën Szuda, ku ndodhet krahu perëndimor i task-forcës me bazë në territorin rus.

Luftime të ashpra dhe bastisje luftarake Sukhoi janë raportuar rreth Sumy për të parandaluar lëvizjet e përforcimit. Por gjenerali Syrsky po përballet me një situatë të vështirë globale, sepse rusët po rrisin gjithashtu presionin në Donbas.

Ditët e fundit elementë të tre brigadave të Gardës Kombëtare dhe një batalioni Azov janë zhvendosur në Donetsk për të forcuar mbrojtjen.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?