Zemfira Ramazanova

Moska, këngëtarja ruse Zemfira përfshihet në listën e agjentëve të huaj

11 Shkurt 2023, 13:42| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 13:44

  • Share

Zemfira, një nga këngëtaret më të njohura ruse, u rendit si një "agjente e huaj" sepse ajo mbështeti Ukrainën dhe kritikoi "operacionin special ushtarak" të Rusisë në atë vend, sipas ministrisë ruse të drejtësisë. Kështu shkruan The Guardian. 

"Zemfira, emri i plotë i së cilës është Zemfira Ramazanova, mbështeti hapur Ukrainën, dha koncerte në vendet armiqësore duke folur kundër operacionit special ushtarak dhe mori mbështetje nga burime të huaja", tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

 Personalitetet e etiketuara si "agjentë të huaj" nga qeveria ruse shpesh i janë nënshtruar kontrolleve të policisë dhe masave të tjera ndëshkuese. Shumë prej tyre janë larguar nga vendi vitin e fundit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërprerje të gjera pas sulmeve raketore ruse! Kievi: Negociatat me Moskën nuk diskutohen


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?