Moska ka konfirmuar rinovimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës "pa ndryshime".
Ministria e Jashtme ruse nënvizoi se marrëveshja, e nënshkruar më 22 e cila skadon nesër, e cila parashikon një zgjatje teknike për 120 ditë të tjera.
"Marrëveshja për eksportin e grurit parashikon një zgjatje teknike prej 120 ditësh të tjera, duke përjashtuar çdo kundërshtim. Asnjë kundërshtim i këtij lloji nuk është ngritur dhe për këtë arsye marrëveshja u rinovua pa ndryshuar kohën apo shtrirjen e saj”, ka shkruar në një postim Ministria e Jashtme ruse.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë
S.S/ReportTv.al