Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e ka cilësuar deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropiane mbi negociatat në Ukrainë si "një tjetër fletëpalosje naziste".
Komenti i saj vjen pas publikimit të deklaratës së përbashkët nga udhëheqësit e disa vendeve të BE-së dhe Ursula von der Leyen, duke bërë thirrje për një armëpushim.
"Një tjetër fletëpalosje naziste pretendon se suksesi në arritjen e paqes në Ukrainë mund të arrihet vetëm duke ushtruar presion mbi Rusinë dhe duke mbështetur Kievin”, deklaroi ajo.
Lajmi kryesor:
Samiti Trump-Putin/ Evropa deklaratë të përbashkët: Së pari nevojitet një armëpushim, rruga drejt paqes s'vendoset pa Ukrainën! Moska: Fletëpalosje naziste
Xh.D/ReportTv.al
