Bota

Moska kundër Uashingtonit: Ata duan të krijojnë një shtet brenda shtetit në Siri

13 Nëntor 2019, 07:58| Përditesimi: 13 Nëntor 2019, 08:03

  • Share

Rusia tregon me gisht Shtetet e Bashkuara dhe i akuzon se vazhdojn të pushtojë zona të pasura me naftë në Siri, duke shkelur ligjin ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha në Paris se "Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka për të krijuar strukturën e një thuajse shtet brenda shtetit të Sirisë.

Sipas tij, SHBA po u kërkojnë vendeve të Gjirit të bëjnë investime të rëndësishme aty, në mënyrë që ata të krijojnë një administratë lokale bazuar në forcat demokratike siriane, kurdët dhe të tjerët.

Qëllimi i tyre, - tha Lavrov, është shkëputja e kësaj pjese të territorit nga Siria dhe kontrollit të fushave të naftës që ndodhen atje.

Ndërkohë, disa civilë u vranë sot në Siri ndërsa protestuan kundër një kolonë ushtarake  patrullimi të përbashkët turko-rus në qytetin e Kobane.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?