Moska nxjerr në shitje vilën e Zelensky në Krime

16 Shtator 2023, 08:29| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 08:44

  • Share

1694846062_zzz.jpg

Rreth 100 prona që dikur ishin në pronësi "nga oligarkët ukrainas" së shpejti do të dalin në shitje në Krime, duke përfshirë edhe apartamentin e Volodymyr Zelensky. 

Kështu deklaroi kreu i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti. 

Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë, i cili zgjeroi listën e pronave të nacionalizuara, e cila përfshinte asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe vilën e familjes Zelensky në Livadia. 

Sipërfaqja e saj është rreth 100 m2. Paratë e mbledhura nga shitja e vilës do të përdoren për nevojat e operacionit special.

“Në të ardhmen e afërt është planifikuar të shiten rreth 100 prona që dikur ishin në pronësi nga oligarkët ukrainas. Këto janë ambiente banimi, përfshirë banesën e çiftit Zelensky, objektet e kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet, ambientet tregtare dhe me pakicë. Nga shitja e tyre priten të ardhura prej më shumë se 800 milionë rubla në buxhetin e republikës”, shkroi Konstantinov në Telegram.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu i tregon liderit të Koresë Veriut sistemin raketor Kinzhal! Zelensky: Heroizmi ukrainas do të sjellë fundin e luftës


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?