Sergei Ryabkov

Bota

Moska: Propozimet e SHBA-ve për armëpushim në Ukrainë janë 'të papranueshme' në formën aktuale

1 Prill, 15:48| Përditesimi: 1 Prill, 22:40

  • Share

Rusia nuk ka dëgjuar asnjë sinjal nga Shtetet e Bashkuara që t’i kërkojë Kievit t’i japë fund konfliktit, por i merr seriozisht zgjidhjet e propozuara nga Uashingtoni. Këtë e ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

"Nuk kemi dëgjuar asnjë sinjal nga SHBA-të drejtuar Kievit për t’i dhënë fund luftës. Për momentin, ekziston vetëm një përpjekje për të gjetur një formulë të caktuar që, sipas amerikanëve, do të mundësonte arritjen e një armëpushimi, përpara se të kalohej në modele dhe zgjidhje të tjera," tha Ryabkov.

"Sidoqoftë, sipas informacioneve tona, ata ende nuk e kanë pranuar kërkesën tonë kryesore, që është zgjidhja e problemeve që lidhen me shkaqet e thella të këtij konflikti," theksoi ai në një intervistë.

Ai shtoi se mungesa e një zgjidhjeje për këto shkaqe themelore në propozimet e Shteteve të Bashkuara është një çështje që duhet të adresohet.

"I marrim shumë seriozisht formulat dhe zgjidhjet e propozuara nga amerikanët, por nuk mund t’i pranojmë ato në formën e tyre aktuale," deklaroi Ryabkov.

Rusia ka "një sërë përparësish dhe qasjesh të mirëmenduara për këtë çështje, të cilat janë përcaktuar, veçanërisht, nga ekipi ynë negociator gjatë takimit të fundit me amerikanët në Riad," përfundoi ai.

Ora 22:26
Shtëpia e Bardhë: Trump i frustruar si me Putinin ashtu edhe me Zelenskyn

1743539258_26026a562050813fff62ad9aacb98ec2.jpg

Karoline Leavitt

Donald Trump është i frustruar me “liderët e të dyja palëve”: këtë e tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi negociatat për armëpushimin dhe paqen në Ukrainë.

Ora 16:16
Presidenti Putin diskuton me të vetët armëpushimin në Ukrainë

1743146529_vladimirputin.jpg

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon bisedime me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse mbi zbatimin e marrëveshjeve me Ukrainën për ndalimin e sulmeve të ndërsjella ndaj sistemeve energjetike.

“Do të doja t’i drejtoja një pyetje ministrit të Mbrojtjes, Andrei Belousov, në lidhje me mënyrën se si po i zbatojmë marrëveshjet për ndalimin e sulmeve të ndërsjella ndaj sistemeve energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës,” tha Putin gjatë një takimi me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë, që u mbajt përmes videokonference.

Në rendin e ditës të takimit përfshihen gjithashtu masa shtesë për të luftuar kërcënimin terrorist, të cilat u paraqitën nga drejtori i FSB-së, Aleksandr Bortnikov.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?