Foto ilustruese

Moska: SHBA nuk duhet të bëjë gabime fatale në Ukrainë

3 Qershor, 12:30| Përditesimi: 3 Qershor, 12:36

  • Share

Moska ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër llogaritjeve të gabuara që mund të kenë pasoja "fatale", pas vendimit për të lejuar ukrainasit të përdorin armë amerikane për të sulmuar në territorin rus. Paralajmërimi u bë nga zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, citon Tass.

"Unë do të doja të paralajmëroja amerikanët për llogaritjet e gabuara që mund të kenë pasoja fatale," tha Ryabkov, sipas të cilit, "për ndonjë arsye të panjohur, Shtetet e Bashkuara nënvlerësojnë seriozitetin e përgjigjes që mund të marrin."

Zëvendësministri, shtoi gjithashtu se përgjigjet e Rusisë ndaj sulmeve ukrainase kundrejt strukturave të saj ushtarake, duke përfshirë sistemin strategjik të paralajmërimit të raketave, mund të jenë "asimetrike".

"Sjellja e amerikanëve," insistoi Ryabkov, "është aq e papërgjegjshme sa është e mundur. Ata i kanë dhënë leje të plotë Kievit për çdo krim, për çdo veprim të këtij lloji, dhe ata nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar veprimet provokative të rrezikshme. Por për Shtetet e Bashkuara sigurisht do të ketë një çmim. Ata do të ndjejnë pasojat."

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?