“Fantastike”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara për shkëmbimin e basketbollistes amerikane dhe tregtarit rus. Me anë të ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara u bë i mundur shkëmbimi mes Rusisë dhe SHBA, në mes të luftës në Ukrainë.
Rama e cilësoi si fantastike fuqinë e diplomacisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Thjesht fantastike! Chapeau për të dy këta liderë, të cilët po tregojnë me forcën e shembullit se fuqia e diplomacisë është e pafundme dhe fryma e paqes dhe bashkëpunimit midis kombeve duhet të na udhëheqë gjithmonë edhe kur të gjitha rrugët duken të mbyllura.”- shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Në burg në Rusi, lirohet basketbollistja amerikane, u shkëmbye me një tregtar rus të armëve! Biden: U kthye në shtëpi! Rama: Bravo Emirateve për ndërmjetësimin
G.MO//ReportTv.al