Bota

Moska: Brenda 24 orëve janë evakuar 1700 civilë nga Mariupol në Rusi

5 Prill 2022, 09:56| Përditesimi: 5 Prill 2022, 09:59

  • Share

Kështu deklaroi kreu i qendrës ruse të kontrollit të mbrojtjes kombëtare, gjenerali Mikhail Mizintsev në një konferencë për shtyp, cituar nga Interfax. Mizintsev, përgjegjës për sulmin gjithëpërfshirës që shkatërroi qytetin port jugor, tha se deri më tani gjithsej 125,616 njerëz janë evakuuar nga Mariupol pa përfshirjen e Ukrainës nëpërmjet një korridori humanitar në lindje. Numri i përgjithshëm i njerëzve të evakuuar nga Ukraina në Rusi në periudha e operacionit ushtarak arriti në 602.106, përfshirë 119.847 fëmijë, shtoi Mizintsev. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për "deportime".


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?