Bota

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji

28 Dhjetor, 19:44| Përditesimi: 28 Dhjetor, 19:54

  • Share

Mbarimi i afatit të kontratës në fund të dhjetorit për tranzitin e gazit rus duket se po thellon më tej mosmarrëveshjet mes Ukrainës dhe Sllovakisë. Volodymyr Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Robet Fico për hapjen e një "fronti të dytë energjetik" kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë, duke sinjalizuar thellimin e një mosmarrëveshjeje për tranzitin e gazit midis dy vendeve.

Ukraina lejon kalimin e gazit natyror rus përmes territorit të saj për në disa vende evropiane, përfshirë Sllovakinë, por pritet ta ndalë rrjedhën kur marrëveshja ekzistuese e tranzitit - e nënshkruar para fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës – të skadojë në fund të vitit.

Kryeministri Fico, i cili vizitoi Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të kësaj jave, tha se Sllovakia do të konsideronte masa reciproke kundër Ukrainës, si ndalimi i furnizimeve rezervë me energji elektrike nëse Kievi ndalon tranzitin e gazit nga 1 janari.

Sllovakia kërkon që furnizimet me gazin rus nëpërmjet Ukrainës të vazhdojnë, duke thënë se rrugët alternative do të rrisin kostot dhe do të dëmtojnë operacionet e saj të tranzitit, duke bërë që ajo të humbasë 500 milionë euro në tarifa.

Ndërsa Kievi zyrtar thotë se nuk do ta rinovojë më marrëveshjen e re për tranzitin e gazit me Moskën për shkak të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022.

Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon Ficon se po rreshtohet në anën e Putinit me "kërcënime të pakuptimta" për të ndërprerë importet e energjisë për Ukrainën që aktualisht përbën 19% të importit.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2023, Kryeministri sllovak Fico ka qenë një nga kundërshtarët më të hapur të BE-së për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2024 03:59

    Gjithashtu duhet te shtohet qe Fico doli vullnetar per bisedimet e paqes mes Ukraines e Rusise dhe kjo e fundit pranoi me entuziazem.Duket qe ne Evrope po krijohet nje vije proruse e perbere nga Fico-Orban-Vucic.Ukraina duhet te kete kujdes me keta te tre,jane te pabesueshem.

    Përgjigju
  • Cifuti: 28/12/2024 20:43

    Ketij cifutit i ka hipur vetja ne qejf mendon se duke ber shantazhe dhe akuza te rreme kundra shteteve do behet si deshiron ai . Nga njera ane do energji nga Sllovakia kurse nga ana tjeter nuk do qe ata te furnizohen me gas , po mire ore komik si do ta prodhojne energjine ata pa gazin qe do ta ndalosh ti ? Ti po e vret ate vend o mbeturine se as president nuk je , te ka skaduar mandati me kohe dhe nuk lejon qe te behen zgjedhje se e di cfare fundi do te besh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?