'Mosni me Saimir Pirgun! Eshtë artist në skenë e në shpirt', aktivistja tregon anën tjetër të tenorit

4 Mars 2019, 11:04| Përditesimi: 4 Mars 2019, 16:23

  • Share

Saimir Pirgu, tenori i famshëm në shqiptar i cili ishte në Shqipëri për Samitin e Diasporës të mbajtur në vend. Në një prononcim për mediat Pirgu foli lidhur me gjendjen aktuale të vendit dhe protestat njëpasnjëshme të cilat kanë shkaktuar incidente. Ai tha se imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë i rëndë dhe do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur, duke iu referuar incidenteve të shkaktuar në protestën e opozitës. Kaq mjatoi që shumë individë t'i kundërvihen tenorit të famshëm për deklaratën e bërë. Por përveç zërave kundër, shumë personalitete në vend mbështetën kritikat e tij. Një prej tyre është edhe aktivistja e njohur Emanuela Zaimi Pepkola. Ajo ka kundërshtuar kritikët e tenorit duke thënë se në vend që të kundërvihemi duhet t'i kërkojmë falje që përveç atij çmimi që iu dha në Samit nuk kemi fuqi t'i japim asgjë tjetër. Ajo thotë se Saimir Pirgu është ambasador i kauzës së Fondacionit Down Syndrome Albania.

Nga Emanuela Pepkola Zaimi

"Mosni me Saimir Pirgun! Eshte artist ne skene e ne shpirt e une qe kam pas fatin ta kem ne krah te kauzes se femijeve si djali im e di shume mire se sa i ndjeshem eshte ai per Shqiperine dhe njerezit e vendit te tij.

Hera e fundit qe e takova Saimirin ishte ne fillim te ketij viti pas suksesit te tij te rradhes ne skenat nderkombetare!
Beme nje cope rruge ne kembe pasi doli nga "dhoma e autografeve" e operas se Vienes, ku dhjetra qytetare Evropiane ishin rreshtuar ne pritje per ta pergezuar me fotot e tij ne dore per nje autograf.

Ne ato pak hapa kryefjala e bisedes tone ishte Fondacioni Down Syndrome Albania. Per ke nuk e di, Saimiri eshte ambasadori i kauzes tone. Me 25 tetor te vitit 2013 ai i dha ze lancimit te Fondacionit tone, kauzes tone. Eshte e kot te deshmoj se sa me rendesi ishte ne ate dite te shenuar per nje grup nenash si ne dhe se sa me rendesi eshte akoma figura e tij per kauzen tone.
Nderkohe qe ecnim i thashe: Saimir ka ardhur vertete koha te vish perseri per ne. E di qe e ke kalendarin plot, por na duhet te sigurojme nje fond te madh per vazhdimesine e sherbimeve sepse eshte e nevojshme jo vetem te mbajme keto sherbime por dhe t'i shtojme per femije te tjere, jo vetem me sindromen Doën por dhe me aftesi te tjera te kufizuara. I dhashe lajmin e bukur qe nje donator zvicerian po na ndihmon t'i ngreme keto sherbime te reja, por qe kjo nuk mjafton, sepse duhet t'i mbajme sherbimet e perballueshme per ata qe s'kane shume mundesi per t'i paguar dhe pa pagese per ata qe nuk kane fare mundesi per te paguar.

Pasi me uroi dhe u gezua per lajmin me pyeti: Po nga shteti Ema a ka leviz ndonje gje? A po ju mbeshtesin? Jo i thashe...asgje. Te kujtohet sa shpreseplote ishim te dy kur e nisem i thashe? Asgje Saimir ... dhe me aq sa arrij te kuptoj, shteti per ne dhe per shume vite akoma nuk do te mund ose nuk do te beje asgje.
Sa keq Ema me tha...kane kaluar pothuajse 6 vite, te pakten me nje fond te vogel duhet t'ju ndihmojne. Po mos e vrit mendjen se ka zgjidhje me tha. Keshtu u ndame...e u kuptuam qe Saimirin ne do ta kemi perhere ne krah.

Saimiri ishte ketu kete here, per te terhequr ate cmim qe shume pak shqiptare te diaspores e meritojne!! I qelloi t'ja jape kjo qeveria qe sapo kishte ardhur ne pushtet kur une e Saimiri "ngritem" DSA-ne....E cfare pastaj? Pse mos ta merrte ai? Ta merrte sigurisht...e merr ne nder te atyre qe e duartrokasin ne Shqiperi (ne koncertin e tij te bamiresie per ne, njerezit u ulen dhe ne shkallet e TKOB. Ne koncertin tone ishin te majte e te djathte..)

C'keni me Saimirin? Pse duhet ai te degjoje e te shohe gjithe kete vrer nga njerezit e vendit te tij?...ah po "goma"... Kjo fjale mes nje paragrafi te tere ku kush e ka cituar e degjuar e ka te qarte qe ai tha "e kam me cdo kah politik". Saimiri nuk eshte as politikan e as gazetar qe te dije t'i rendise fjalet per "tu ruajtur" nga gjithecka po lexon sot nderkohe qe nje skene tjeter e nje komb tjeter mezi pret ta degjoje (aktulisht eshte ne Tokjo) 

Saimiri nuk blihet te dashur njerez! Nuk e blini dot! Mos flisni marrezira!!
Saimirit une dhe ju duhet me i dhene zemren e me i shtrengu doren! Une si nje nene, sepse po te mos ishte ai, nuk do ishte e njejta DSA si sot, e ne te gjithe si shqiptare qe tymin e gomave dhe te gazit lotsjelles ne mediat e huaja, dhe ai mundohet "ta shuaje" me zerin e tij ne te njejtat media. Po, patjeter qe i duhen 200 koncerte pas cdo "beme albaneze" per te sistemuar si imazhin e tij dhe te vendit te tij...(Pse kot prodhohen spote te tipit "Taken by Albania"?) 

Ndaj mosni me Saimirin! Ai nuk eshte as i kesaj e as i asaj partie, ai eshte thjeshte Saimiri me zerin e bukur, buzeqeshjen ngjitese e mbi te gjitha me zemren e madhe!
Po ju rikujtoj ose tregoj (kush nuk e ka pare me pare) me kete video "Saimirin qe flet drejt e pa dorashka". Ne ate skene ku ishin mbledhur per ne Saimiri, maestro Ciko e plot artiste te tjere nje kauze beri bashke politikane qe po iknin nga pushteti e plotikane qe po vinin. Ata qe po iknin na vune TKOB ne dispozicion me te gjithe stafin dhe ata qe po vinin premtimin qe po presim ta mbajne. Ate nate cuditerisht une nuk e dija qe vetem pak ore kishte dale vendimi per shkarkimin e maestro Cikos. Ata s'ma thane sepse nuk deshen me sa duket me me prish magjine e asaj mbremje. Por Saimiri nuk heshti...foli ashtu sic e ndjeu.

Ndaj mosni me Saimirin! Ne duhet vec ta duartrokasim e t'i kerkojme falje qe vec atij cmimi qe iu dha ne s'kemi takat me i dhene asgje tjeter. Une mendoj (me aq sa e njoh) qe ate cmim e ka pranuar per te nderuar mirenjohjen e shume shqiptareve ketu e gjetke! Per t'i treguar botes per veten, per kete cmim ai nevoje nuk ka!!

DSAdhePirguBashkeSerishSeshpejti ... deri sa politikanet e ketij vendi te kthehen me sy e veshe nga njerezit...

Ky vend ka njerez te paster e te ndergjegjshem, artiste si Pirgu, Maestro Ciko, Vikena, Orgesa, Kamela, Landi etj. Ka dhe politikane qe nuk kalojne me indiferentizem ndaj nevojave te njerezve si Agron Shehaj, Mesila Doda, Vasilika Hysi, Mirela Kumbaro, ish Presidenti Bujar Nishani, ish Zonja e Pare Odeta Nishani (Ka dhe te tjere te lidhur me kauza te tjera). Perqafojini e falenderojini si une, si ne ne DSA"

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?