Sociale

Mot i keq në Dibër, era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet segmenti Sofraçan–Shupenzë (VIDEO)

5 Qershor, 17:42| Përditesimi: 5 Qershor, 18:10

  • Share

Dibër-Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë zonën e Dibrës pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.

Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të bllokimit të segmetiti rrugor. 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?