Rrëshqitje masive dheu në Itali, konfirmohet 1 viktimë, një grua e huaj! Ende 11 të zhdukur, autoritetet: Ka njerëz ende nën baltë

26 Nëntor 2022, 11:02| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 22:40

  • Share

Një viktimë është konfirmuar e vdekur nga rrëshqitjet masive të dherave në Itali, por që ministri i Infrastrukturës Salvini ka paralajmëruar se mund të bëhet fjalë për 8 humbje jete, por ky informacion nuk u konfirmua nga prefekti i Napolit, Claudio Palomba. Për momentin raportohet për 13 të plagosur dhe numri i të zhdukurve është 11, por ekipet e shpëtimit po gërmojnë në baltë në kërkim të njerëzve. Trupi i gruas së vdekur u identifikua dhe gjet në Piazza Maio, një nga zonat e para të goditura. Viktima është një shtetase e një vendi lindor dhe e martuar me një burrë nga Ischia. Mes të zhdukurve është një familje e përbërë nga një burrë, grua e dy fëmijë si dhe një vajzë 25 vjeçare.

Në vendngjarje po operojnë 70 forca të zjarrfikësve, së bashku me efektivë të Mbrojtjes Civile dhe efektivë të policisë, por operacionet e shpëtimit janë komplikuar edhe nga kushtet e vështira atmosferike. Janë në kërkime 20 automjete, duke përfshirë helikopterë, drone dhe pajisje tokësore.

“Prefektura së bashku me Qarkun po rregullojnë evakuimin e rreth 200 personave”, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi i cili foli për “një situatë të rëndë, me njerëz ndoshta ende nën baltë”. Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Ischia -s dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të shmangin të gjitha lëvizjet për shkak të kushteve të motit ekstrem.

Një familje me një të porsalindur, fillimisht të humbur, është gjetur: ata janë të gjithë të sigurt dhe do të kërkojnë kujdes mjekësor. Rrëshqitja e dheut zbriti, në agim, nga mali prapa fshatit të ishullit, siç ndodhi në nëntor 2009, dhe tërhoqi zvarrë gurë dhe mbeturina që shkaktuan shembjen e të paktën 10 ndërtesave. Janë rreth 30 familje të ngujuara, gjithsej 100 persona që ende nuk janë arritur dhe që janë pa ujë dhe energji elektrike. Rruga që të çon në banesat e tyre aktualisht është e pakalueshme për shkak të baltës.

Presidenti Sergio Mattarella telefonoi kryetarin e bashkisë Gaetano Manfredi për t’u njohur më hollësisht me situatën, ndërsa e falënderoi për mirëmenaxhimin e situatës. Ndërkohë, presidenti i rajonit të Kampanias, Vincenzo De Luca kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Situata është alarmante dhe kushtet e rënda atmosferike kanë penguar ndërhyrjen e efektivëve të emergjencave dhe autoriteteve për të mbërritur në zonat e përmbytura.

Ora 22:20
Gruaja e bllokuar në shtëpi nga përmbytja e rrugës kishte nevojë për ilaçe, karabinierët e nxjerrin me gomone

1669498546_868160thumbfullr221126ischiasalvataggio.jpg

Teksa moti i keq ka përfshirë Italinë, përmbytja e rrugës në via Ripuaria ka bërë që karabinierët në Napoli dhe emergjencat civile të ndërhyjnë me gomone një grua. Ajo kishte nevojë për ilaçe por nuk dilte dot nga shtëpia. Ajo u nxorr me gomone dhe u dërgua në një vend të sigurt.

Ora 22:14
Rrëshqitje masive dheu në Itali, përplaset ‘politika’! Salvini: 8 viktima! Prefekti i Napolit nuk e konfirmon

1669497520_1718166252e5cda673bdd43f6932ffa8f2dbfc812.jpg

Bilanci i motit të keq ka shkaktuar përplasje politike në Itali, pasi ministri i infrastrukturës Matteo Salvini pretendon se 8 persona kanë humbur jetën nga nga rrëshqitja e dheut, por ky informacion nuk u konfirmua nga prefekti i Napolit, Claudio Palomba.

Ora 14:25
ITALI/ Raportohen 12 të zhdukur, Ministri i Brendshëm italian: Njerëzit nën baltë, situatë e rëndë dhe e vështirë

1669468875_mateo.PNG

"Ka vështirësi në operacionet e shpëtimit sepse kushtet klimatike janë shumë kërkuese. Ne po dërgojmë automjete si nga deti ashtu edhe për fluturimet ajrore. Jam në kontakt të ngushtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kolegët e mi, ministra. Është një situatë në zhvillim, shumë serioze, për të ndjekur. Për çdo vdekje do të ketë deklaratë”, tha ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi nga salla e operacionit të zjarrfikësve, nga ku po vijon operacionet e shpëtimit të rrëshqitjes së dheut në Casamicciola. 

Kreu i mbrojtjes civile, Fabrizio Curcio, u tha gazetarëve në Napoli që të ndiqnin situatën e rrëshqitjes së dheut në Ischia, raportojnë mediat e huaja.

“Nuk ka numra nga ne, janë numrat e prefekturës, pikërisht për të shmangur konfuzionin. Është prefekti ai që i përcakton numrat pasi mund të jenë konstatuar situatat, edhe sepse pas numrave ka njerëz për momenti, deklarimet mbi numrat janë ato të prefektit”, tha Curcio.

Prefekti Claudio Palomba raportoi 12 njerëz të zhdukur, ku disa familje janë tashmë në sallën sportive të ishullit dhe do të akomodohen në ambientet e hotelit. 

"Është një tragjedi në fakt sepse është një komunitet i goditur rëndë nga një ngjarje e rëndësishme. Ne do t'i shohim kufijtë e tragjedisë nga pikëpamja njerëzore tani, por sigurisht që është një tragjedi sepse në vetvete këto ngjarje janë tragjike. Ju mund ta shohësh tashmë në foto dhe nga raportet që kemi nga reaguesit e urgjencës, është një situatë e ndërlikuar në një ditë të ndërlikuar”, shton Curcio.

Ora 14:13
U raportuan si të zhdukur, reagon Prefekti i Napolit: Nuk ka vdekje të konfirmuara, familja dhe foshnja janë rrugës për në spital

1669468227_prefet.PNG

Disa orë më parë Autoritet italiane raportuan se në rajonin e Napolit, 5 persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut që përfshiu ishullin Ischia në Itali, ku mes tyre është një familje me tre anëtarë me një foshnjë e porsalindur dhe një 25-vjeçare.

Së fundmi, pas këtij lajmi ka reaguar Prefekti i Napolit, Claudio Palomba, i cili deklaroi se familja me tre anëtarë së bashku me foshnjen e porsalindur nuk kanë humbur jetën, por ata janë aktualisht drejt rrugës për në spital, raportojnë mediat e huaja.

“Dua të sqaroj se nuk ka vdekje të konfirmuara, sepse dëgjoj dhe shoh lajme. Familja me të porsalindurin që u dha në raportimin e lajmeve për të vdekur dhe që ndodhej pikërisht në zonën e rrëshqitjes së dheut, ata aktualisht janë rrugës për në spital”, tha prefekti i Napolit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?