Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

7 Shkurt 2021, 07:18| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 07:19

  • Share

Mëngjesi i kësaj të diele do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në skajin verior dhe jugor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fort në det me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?