Vendi sot do të karakterizohet nga një mot i kthjellët. Sipas Meteoalb kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në pothuajse të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Parashikohet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat malore, KU do të mund të sjellin rreshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat Veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.